Neritan Ceka propozon një emër të ri për kreun e PD-së. Nuk do ta besoni se kë - Aktualitet
Aktualitet25 Mars 2018, 05:16

Neritan Ceka propozon një emër të ri për kreun e PD-së. Nuk do ta besoni se kë

Shkruar nga Pamfleti
Neritan Ceka propozon një emër të ri për kreun e PD-së.

I ftuar në emisionin “Kjo javë” me Nisida Tufën në “News24”, ish kryetari i PAD-së, Neritan Ceka propozoi një emër të ri për postin e Kryetarit të PD-së duke thënë me bindje se nën drejtimin e saj kjo forcë politike do të mund të fitonte zgjedhjet.

Ceka përmendi emrin e Jorida Tabakut duke thënë se është një deputete shembull në Parlamentin e Shqipërisë.

“Unë do them një model që duhet ndjekur, dhe kjo është znj.Tabaku. Pavarësisht se është në PD, nuk e kam për këtë, por është një model, dhe do të thoja se në vend që të vinte Berisha në krye të PD, pse s’merrni Tabakun? Ajo nuk është një politikane e re. Është e bukur, simpatike, a ku di unë, por nuk është e re në politikë. Ka përvojë. Nuk dua t’i them PD-së ja ku e keni lideren, por dua të them kategoria e demokratëve që mund të promovohen. Ka të tjerë që janë zhdukur nga skena. Bogdani për shembull. Në këtë sens e them. Që mos të thonë ky është fans i Tabakut, unë atë nuk e njoh. Tani është koha e një lideri i cili simbolizon shqiptarin që do të rrijë në Shqipëri, që do paqe, do qetësi, do familjen, familjar. Ky është modeli, nuk duam më heronj. Jemi 25 vite, dhe nëse nuk janë ngopur me heronj, do të meritojnë këtë fat që të lënë Shqipërinë”, tha Ceka ne emision.

Aktualitet Neritan Ceka propozon një emër të ri për kreun e PD-së. Nuk do ta besoni se kë