Antarësimi i Maqedonisë, ngrihet flamuri i Nato-s në Shkup - Bota
Bota12 Shkurt 2019, 14:01

Antarësimi i Maqedonisë, ngrihet flamuri i Nato-s në Shkup

Shkruar nga Pamfleti
Antarësimi i Maqedonisë, ngrihet flamuri i Nato-s në Shkup

Antarësimi i Maqedonisë, ngrihet flamuri i Nato-s në Shkup

Para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë sot me ceremoni solemne u ngrit flamuri i NATO-s.

Ky është akt në të cilin kanë marrë pjesë personalitete të larta të politikës vendore dhe ndërkombëtare, është vlerësuar si historik, pasi, sipas kryeministrit, Zoran Zaev, anëtarësimi në NATO e bën këtë shtet më të sigurt dhe me perspektivë.

Nga godina e Qeverisë dje u largua mbishkrimi “Qeveria e Republikës së Maqedonisë” pasi që Parlamenti grek e ka ratifikuar Protokollin aderues për anëtarësim të Maqedonisë në NATO.

Në fjalën e tij kyreminsitri maqedonas tha se : “Sot me plot siguri themi se atdheu ynë është në rrugën e vërtetë drejt progresit dhe zhvillimit të pa penguar. Ia arritëm. Nga rrugët dytësore të Ballkanit ku pritëm me dekadat të tëra, tani jemi në autostradën kryesore drejt Evropës. Të gjithë mund të jemi krenar, pasi po jetojmë në kohën modern të ndërtimit të një shoqërie demokratike, të qytetarëve të barabartë, të cilët synojnë të arrijnë vlerat evropiane. E ardhmja më nuk është fat, ne kemi marr të ardhmen në duart tonë, të cilët edhe e kemi përcaktuar. Me këtë marrim edhe përgjegjësinë që të realizojmë synimin tone histori”, deklaroi Zaev.

Ai shprehu mirënjohje të gjithë atyre që kanë dhënë kontributin e tyre për këtë ditë të rëndësishme, përfshirë edhe palën greke, përkatësisht Qeverinë dhe shumicën parlamentare, e cila sipas tij nuk u gjunjëzua para presioneve të fuqishme, por më guxim dhe vendosmëri iu përkushtuar zgjidhjes së kontestit shumëvjeçar mes dy vendeve për çështjen e emrit.

Zaev tha se ditët në vazhdim pason edhe një fazë e rëndësishme, ajo e zbatimit në përpikëri e Marrëveshjes së Prespës dhe me këtë të ndërtimit të shtetit sipas standardeve e vlerave evropiane.

 

Rajoni Maqedoni NATO ngrihet flamuri