Rroftë Cari! Kapi “mbretin” e FBI-së, Charles McGonigal, por nuk e nguci “mbretëreshën” Yuri Kim! - Aktualitet
Aktualitet27 Janar 2023, 11:30

Rroftë Cari! Kapi “mbretin” e FBI-së, Charles McGonigal, por nuk e nguci “mbretëreshën” Yuri Kim!

Shkruar nga Pamfleti
Rroftë Cari! Kapi “mbretin” e FBI-së, Charles McGonigal,

Rroftë Cari! Kapi “mbretin” e FBI-së, Charles McGonigal, por nuk e nguci “mbretëreshën” Yuri Kim!

Sa herë stuhitë tropikale të mafies përplasen me “shkëmbinjtë” e drejtësisë, Babloku ka aq para, sa hipën edhe më lart, sidomos për moralin e fshatit që i ka dalë zëri në gjithë botën.

Shkruan Sokol Pepushaj  

Kryeministri ynë, pasi bëri status në FB, se vizat amerikane do të vazhdojë t’i japë Partia Socialiste, prandaj kujdes me votimet, mbylli zarfet me para për spiunët e FBI-së, sekserët e rrugës së Elbasanit dhe patronazhistët e çdo rruge e rrugice, ku bandat kanë sinoret e veta.

Asnjë tjetër lider i kësaj Botë, nuk ka rrezikuar si ky, e sa ky. Horr e arrogant, i pabesë e imoral, ironik e eklektik, nuk ja “shtyp kokën” as non-grata e Amerikës, as “çekiçi” i Altin Dumanit dhe as “rrufetë” e shqiptarëve.

Politika dhe bixhozi ngjajnë, ndaj vëlla Olsit dhe amerikanëve të FBI-së, u ka lënë lojën me paratë e vetes politikën.

Babloku e di kur duhet të luajë me hile e kur me moral.

Më thoni, çfarë faji ka Sundimtari ynë Suprem, që kalon Oqeanin, joshë me afera që nuk mund t’u thotë jo as shefi i FBI-së, i shkel syri Yuri Kim-it, i mbyll sytë nga pas Arben Krajës, e në fund nxjerr gjuhën e ja fut një batute, hë, kush nuk jam?!

Kjo është çështja sot, kush nuk janë hajdutët?!

Për afera, Cari ynë, e zuri “mat” në qoshe të “ringut” “mbretin” e FBI-së Charles McGonigal. Ja mbushi valixhen me dollarë, i kërceu çarterit dhe u bashkua me yjet. Aty pari, nuk mund të mos ishte edhe Ambasadorja. Por Bablokut femrat ja kanë në majë të hundës. I janë neveritur edhe Olta, Belinda, Ogerta, prandaj nuk ia lëshoi as sytë ambasadores Yuri Kim.

Pra, se kush janë, e dimë, por këta prapë po hetojnë që Dumani tu bëhet derman e të plotësojë defterët se kush nuk janë.

Secili shtiret!

-Nuk është ky shpërblimi që prisja, -u ankua ambasadorja, pastaj i ngjiti këmbët nëpër shkallët e strukturës së Krimit e Korrupsionit për të “kopsitur” me duart e veta kostumin e ri të SPAK-ut.

Sa herë perandori Edwin paguan shpërblimet për shërbimet që mafia ofron, kemi “dallgë” nga kryeministria, “Foltorja”, Rruga e Elbasanit, në çdo rrugicë ku secili ja ka ngulur sytë secilit, mos ka marrë vesh ndonjë të re, do rrëzohet këtë herë qeveria, do i ngulet ndonjë “gjemb” Ambasadores a çka dreqin po ndodh?!

Disa pyesin, me çfarë i paguan ky Cari ynë mafiozët, diplomatët, gazetarucët, miqtë nga Tony Blair e deri tek shefi i FBI-së?!

Çdokush ka një “plagë” kërkon të vërtetën.

Për këto po flitet gjithandej. Është vrarë opozita dhe shpresat e çdo shqiptari publikisht e barbarisht.

Pa emër, por të gjithë e dinë, cila është ministrja, që pasi fikte radarët e NATOS në shërbim të karteleve të drogës me 10 000 dollarë ora, gradohej në strukturën me të lartë të mbrojtjes së Globit.

Sa herë stuhitë tropikale të mafies përplasen me “shkëmbinjtë” e drejtësisë, Babloku ka aq para, sa hipën edhe më lart, sidomos për moralin e fshatit që i ka dalë zëri në gjithë botën.

Ju e shihni, në çdo ekran me pagesa nga mafia, po i shitet mend Botës ja, ky është Cari, rroftë Cari! Kapi “mbretin” e FBI-së, Charles McGonigal, por e nuk nguci “mbretëreshën” Yuri Kim!/Pamfleti

Kryesore “Pamfleti” #Kapi “mbretin” e FBI-së #nuk e nguci “mbretëreshën” Yuri Kim! #Rroftë Cari! Charles McGonigal