Pakti detar

Pakti detar me Greqinë, debate në grupin negociator shqiptar. Meçollari kundër Krisafit - Aktualitet
Aktualitet18 Prill 2018, 17:51

Pakti detar me Greqinë, debate në grupin negociator shqiptar. Meçollari kundër Krisafit

Shkruar nga Pamfleti
Pakti detar me Greqinë, debate në grupin negociator shqiptar.

Pakti detar me Greqinë, debate në grupin negociator shqiptar. Meçollari kundër Krisafit

U duk se me marrjen e autorizimit nga Presidenca për dhënien e plotfuqisë për nisjen e negociatave me Greqinë, Ministria e Jashtme mund të niste e qetë diskutimet me palën greke.

Mirëpo brënda grupit të 13 negociatorëve duket se kanë nisur debate.

Eshte mësuar se ato lidhen me vijën e detit territorial të Shqipërisë, një pikë kjo e ngritur si në letërkëmbimet mes Ministrisë dhe Presidencës, por dhe e parashtruar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Negociatori Ksenofon Krisafi ka kërkuar që vija e detit territoriale të jetë pjesë e dosjes, një kërkesë kjo që nuk ka gjetur mbështetjen e negociatorit tjetër Artur Meçollari.

Nga ana e tij Mecollari refuzoi të jepte një koment mbi këtë çështje.

Nga ana tjetër Ksenofon Krisafi u shpreh se diskutimet nuk mund të konsiderohen domosdoshmërisht debate, duke mohuar një përplasje.

Natyrisht që diskutimet i shërbejnë procesit të negociatave, por jo kur autorizimi i Presidentit Ilir Meta është dhënë me kusht që grupi negociator të pajiset me një sërë dokumentesh përpara se të ulet në tryeze me palën greke.

Këtu përfshihet edhe Vija e Territoriale e Detit, e cila mund të sjellë që nëse një prej kushteve nuk përmbushet, kreu i shtetit mund të tërheqë autorizimin.

A mund të sjell kjo një tjetër përplasje mes Ministrisë dhe Presidencës, kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim.

Nëse grupi negociator do të marrë në dorëzim të gjitha dokumentet që ishin vendosur  si kusht nga Presidenti, pas lëshimit të autorizimit.

Aktualitet Grupi negociator Krisafi Mecollari Pakti detar Presidenca