Miku i gjerman i Bashës justifikon paratë e lobimit, deklaratë të fortë kundër integrimit të Shqipërisë në BE - Politike
Politike23 Prill 2018, 11:22

Miku i gjerman i Bashës justifikon paratë e lobimit, deklaratë të fortë kundër integrimit të Shqipërisë në BE

Shkruar nga Pamfleti
Miku i gjerman i Bashës justifikon paratë e lobimit, deklaratë

Miku i gjerman i Bashës justifikon paratë e lobimit, deklaratë të fortë kundër integrimit të Shqipërisë në BE

Lobimi i Bashës kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE tashmë është përqendruar vetëm te miku i tij në Bundestagun gjerman që lëshon deklarata sa herë që paguhet nga PD.

Politikani i CDU-së, Gunther Krichbaum ka dalë sot me një deklaratë të forte sa i takon integrimit të Shqipërisë në BE, saktësisht për çeljen e negociatave.

Ai ka qenë i qartë në qendrimin e tij, teksa ka theksuar se “koha nuk është maturuar ende”.

Me këtë dekaratë të fundit, cituar nga media gjermane, kryetari i Komisionit për Europën në Bundestag Gunther Krichbaum (CDU) i qendron mendimit se është ende herët që Shqipëria të fillojë hapjen e negociatave në këtë moment.

“Në plan të parë paraqesin korrupsionin dhe përmasat e mëdha të krimit të organizuar”- tha ai në argumentimin e tij.

Vetëm dy ditë më parë, kreu i PD-së, Lulzim Basha me një deklaratë nga selia blu, akuzoi direkt kryeministrin Rama se po përdor paratë e krimit për një fushatë të paprecedentë sulmi ndaj deputetit gjerman, duke përdorur për këtë disa media pranë tij.

Ai u akuzua ndër të tjera se po vepronte në interes të presidentit rus Vladimir Putin./Tema

Politike Gunther Krichbaum Lulzim Basha