Avokatja Alma Hiçka palë me krimin: qëndrimi këmbë ngjitur i avokaturës së shtetit përballë tjetërsimit të bregdeti - Anti-Mafia
Anti-Mafia18 Shtator 2018, 17:18

 Avokatja Alma Hiçka palë me krimin: qëndrimi këmbë ngjitur i avokaturës së shtetit përballë tjetërsimit të bregdeti

Shkruar nga Pamfleti

 Avokatja Alma Hiçka palë me krimin: qëndrimi këmbë ngjitur i avokaturës së shtetit përballë tjetërsimit të bregdetit në Kavajë e Lezhë

Vija bregdetare e Spillesë në Kavajë që i takon shtetit është plaçkituar thuajse e gjitha, nga anëtarë të familjes së ish-kryebashkiakut Elvis Rroshit dhe kreut të PS në Kavajë Gentian Daja.

Megjithëse prokuroria e Kavajës ka arritur të ndërtojë 4 dosje penale, hetimet asnjëherë nuk kanë shkuar tek Rroshi dhe Daja, pasi pasuritë janë rregjistruar në emër të familjarëve të tyre.

Gjatë kohës që prokurorinë e drejtonte Adriatik Llalla, një manjak i pazareve me tokat, Rroshi dhe Daja, nuk u prekën qofte edhe për tu hetuar lidhur me pasurinë e tyre, e cila ka dalë qartë se e kanë përfituar në mënyrë të paligjshme, duke fallsifikuar një dyzinë me dokumenta dhe përdorur emrat e fshatarëve të mjerë të zonës.

Rrethi i ngushtë familjar i Rroshit përfitoi më shumë se 1 hektarë tokë në bregdet, ndërkohë që sipërfaqe të konsiderueshme toke përfituan edhe familjarë të ish-kreut të PS, Gentian Daja, ish-nënprefektit të Tiranës, Fatos Kaja, ish-kryetari i komunës Kryevidh, Behgjet Pjeci apo zyrtari i Kadastrës, Nezir Leçini.

Prokurorët kanë gjetur se përfitues ishin edhe prindërit e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi dhe rrethi familjar i bashkëshortes së tij, por asnjëherë nuk i kanë shtrirë hetimet ndaj tyre.

Në një rast një grua e identifikuar si H.I.Elmadhi pasi ka fituar 4300 metra katror tokë në këtë zonë, ia ka dhuruar atë sipas prokurorisë me kontratë noteriale “Azem dhe Nazije Rroshit”, dy prindërit e ish-kryebashkiakut.

Por krahas pasivitetit të prokurorisë për të hetuar dhe goditur në mënyrë të drejtpërdrejtë klanin Rroshi dhe Daja në Kavajë, shurdh-memece dhe këmbë ngjitur vijon të qëndrojë avokatura e shtetit.

Avokatura e Shtetit megjithëse është një institucion që mbron interesin thelbësor të shtetit, në asnjë rast nuk ka paraqitur një padi civile apo të bëhet palë me prokurorinë në gjykatën e Kavajës, për të kërkuar pronat e tjetërsuara që diktuan klani “Rroshi” dhe “Daja”.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Një dokument i zbuluar nga “Pamfleti” tregon se prokuroria e Kavajës prej vitit 2016 i kërkon Avokaturës së Shtetit Alma Hicka, që të angazhojë një grup avokatësh dhe të mbrojë interesin e shtetit në procesin penal, që po zhvillohet për gati 4 dosje penale, ku të pandehur janë marë personat përgjegjës për tjetërsimin e vijës bregdetare në plazhin e Spillesë.

Por kërkesa e prokurorisë është lënë në heshtje, pasi avokatura e shtetit jo vetëm që nuk ka dhënë arsye se pse nuk bëhet palë me prokurorinë për të kërkuar pronat e vjedhura, por rezulton të mos ketë hapur asnjë proces gjyqësor, me qëllim shbërjen e asaj që kanë vjedhur pushtetarët lokalë dhe kthimin në indentitet të pronës publike.

“Pamfleti” mëson se një gjë e tillë nuk është bërë dhe në Lezhë nga ana e avokaturës së shtetit, ku në Kune dhe në zonën e Ranës së hedhur, janë tjetërsuar prona shtetërore nga politikanë dhe kryebashkiaku i sotëm i Lezhës Fran Frrokaj./Pamfleti

 

 

Anti-Mafia Avokatja Alma Hiçka palë me krimin përballë tjetërsimit të bregdetit në Kavajë e Lezhë qëndrimi këmbë ngjitur i avokaturës së shtetit