Përjashtimi 10 ditë nga Kuvendi, Berisha: Rama të përgatitet, ne nuk e lëshojmë parlamentin - Politike
Politike 1 Shkurt 2023, 14:35

Përjashtimi 10 ditë nga Kuvendi, Berisha: Rama të përgatitet, ne nuk e lëshojmë parlamentin

Shkruar nga Pamfleti
Përjashtimi 10 ditë nga Kuvendi, Berisha: Rama të

Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se nuk do ta lëshojnë parlamentin, pavarësisht përjashtimit për 10 ditë për shkak se bllokoi foltoren dhe krijoi kaos në seancën e fundit plenare.

Ai tha se qytetarët duhet ta dinë se çfarë intrigash të ulëta thuren ndaj deputetëve të PD në parlament.

Ndaj dhe ta harrojnë ata se përjashtuan 5, po ju jeni të tjerë sa 15 më shumë. Të përgatitet Rama se lojërat me Alibashën, se keqpërdorimi i Lindës nuk do ia zgjidhin dot problemet atij. Ai parlament ka parë të gjithë llojet e kryetarëve, por kurrë si ajo nuk ka ekzistuar aty”, deklaroi Berisha.

Me 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamenare janë përjashtuar edhe deputetët Belind Këlliçi, Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Edi Paloka.

Vendimi  u mor në Sekretariatin për Procedurat, Votimet dhe Etikën në Kuvend.

Kërkesa për përjashtimin e deputetëve të Partisë Demokratike erdhi nga maxhoranca socialiste në lidhje me bllokimin e foltores dhe kaosin e shkaktuar gjatë seancës plenare të së enjtes.

Deputetët, me në krye ish-kryeministrin Berisha nuk lejuan zhvillimin e një seance normale në parlament, pasi kërkonin thirrjen në Kuvend të kryeministrit Rama dhe mbajtjen e një mocioni me debat në lidhje me përfshirjen e tij në “çështjen McGonigal”.

Deputetët socialistë që kërkuan përjashtimin janë: Ismet Beqiraj, Petro Koçi, Denis Deliu, Arben Pëllumbi, Ermonela Felaj, Momi Kodheli dhe Gerta Duraku.

Politike #Përjashtimi 10 ditë nga Kuvendi Berisha