Përvjetori i vdekjes së Kacifas/ Ekstremisti i shpallur ‘non grata” thirrje për ‘mobilizim’, qindra grekë zbarko - Aktualitet
Aktualitet26 Tetor 2019, 08:26

Përvjetori i vdekjes së Kacifas/ Ekstremisti i shpallur ‘non grata” thirrje për ‘mobilizim’, qindra grekë zbarko

Shkruar nga Pamfleti
Përvjetori i vdekjes së Kacifas/ Ekstremisti i shpallur ‘non

Përkujtimi i vdekjes së Kacifas, gazetarët shqiptarë nuk lejohen të filmojnë: Jeni turq, vrasës!

Në një vjetorin e vdekjes së Kostandinos Katsiafas kanë hyrë në territorin shqiptarë rreth 1800 grekë, ku 13 prej tyre janë ndaluar në kufirin e Kakavijës.

Prej disa ditës janë marrë masa të forta sigurie për ndalimin e hyrjes së ekstremistëve grekë ose shtetas të shpallur non grata në Shqipëri për të shmangur çdo lloj incidenti.

Prania e kaq shumë shtetasve grekë shihet si problem pas thirrjeve të fundit të Babis Karathanos, ekstremistit  të shpallur non-grata në Shqipëri.

Një javë më parë, ai iu bëri thirrje  16 shoqatave të minoritetit grek, që sot më 26 tetor të jenë sa më shumë grekë prezent në Shqipëri.

Babis Karathanos është një politikan i djathtë dhe ish kandidat i Partisë “Nea Dhimokratia”, i njohur prej vitesh nga komuniteti shqiptar për pikëpamjet e tij nacionaliste.  “Do të jemi të pranishëm për të nderuar Heroin tonë!”, shprehet ndër të tjera ai.

Po kështu në njoftim theksohet se shteti shqiptar ende nuk ka ngritur akuzën e vrasjes për policët. ” Një vit më vonë, shteti shqiptar po gjen vazhdimisht justifikime për mos lëshimin e aktakuzës për vrasjen, ndërsa prindërit e tij jetojnë me një “PSE ?!””, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Kostandin Katsifas u vra më 28 tetor 2018 gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Ditën e varrimit, në Bularat, erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që e përcollën 35-vjeçarin drejt banesës së fundit të veshur me rroba ushtarake. Vrasja e tij nga forcat RENEA shkaktoi shumë tensione mes dy vendeve fqinje.

Aktualitet