Putini krahason Krimenë me Kosovën, kërkon njohjen e saj si pjesë e Rusisë - Bota
Bota22 Shkurt 2022, 20:04

Putini krahason Krimenë me Kosovën, kërkon njohjen e saj si pjesë e Rusisë

Shkruar nga Pamfleti
Putini krahason Krimenë me Kosovën, kërkon njohjen e saj si

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë thirrje për njohje ndërkombëtare të Krimesë si pjesë të Rusisë, ndërsa e ka krahasuar atë me rastin e Kosovës.

Putin u shpreh se aneksimi i Gadishullit ukrainas të Krimesë më 2014, duhet të njihet si reflektim legjitim i zgjedhjes së banorëve lokalë, duke e krahasuar atë me pavarësinë e Kosovës.

Aneksimi i Krimesë është dënuar nga fuqitë ndërkombëtare dhe është cilësuar si shkelje e ligjit ndërkombëtar.

Kjo deklaratë e liderit rus vjen një ditë pasi njohu rajonet separatiste në lindje të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk si entitete të pavarura.

Për t’i dhënë fund krizës aktuale në Ukrainë, Putin po ashtu i ka bërë thirrje NATO-s që të mos e pranojë asnjëherë Ukrainën, duke thënë se ajo duhet të marrë “një status neutral”.

Putin të martën mori miratimin nga parlamenti rus për të përdorur ushtrinë jashtë vendit, gjë që shkaktoi alarm në Perëndim.

Bota Donjeck Kosove krimesë Luhansk Putin Rusi Ukrainë.