Emrat/ Protesta e opozitës në 4 qytete, procedohen deputetë dhe qytetarë - Aktualitet
Aktualitet 5 Prill 2018, 19:11

Emrat/ Protesta e opozitës në 4 qytete, procedohen deputetë dhe qytetarë

Shkruar nga Pamfleti
Emrat/ Protesta e opozitës në 4 qytete, procedohen deputetë dhe

Protesta e opozitës në 4 qytete, procedohen deputetë dhe qytetarë

Policia e Shtetit ka proceduar në gjendje të lirë Lulzim Bashën, Monika Kryemadhin dhe të gjithë deputetët që morën pjesë në mosbindjen civile sot, ku bllokuan katër akse rrugore, duke paralizuar qarkullimin e automjeteve për rreth tre orë.

Protesta u mbajt në katër qytete dhe rrugët u bllokuan në kryqëzimin e Vorës, Çermës, Bradasheshit dhe aksin Lezhë-Milot. Policia në bashkëpunim me prokuroritë e qyteteve përkatëse ka proceduar në gjendje të lirë deputetët pjesëmarrës në tubim të paligjshëm.

Disa prej emrave të deputetëve të proceduar, të cilët janë Enkelejd Alibeaj, Myslim Murrizi, Dritan Shehu, Luan Baçi, Oerd Bylykbashi, Oriola Pampuri, Nada Meçrapaj.

Lexo më shumë:

https://pamfleti.net/ne-milot-plas-dajaku-ne-elbasan-digjen-gomat/

 

 

Aktualitet Emrat/ Protesta e opozitës në 4 qytete procedohen deputetë dhe qytetarë