Protesta e 6 Dhjetorit

Protesta e 6 dhjetorit, “Foltorja” nis justifikimet: Nuk është kundër BE-së, por kundër Ramës - Politike
Politike19 Nëntor 2022, 20:02

Protesta e 6 dhjetorit, “Foltorja” nis justifikimet: Nuk është kundër BE-së, por kundër Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Protesta e 6 dhjetorit, “Foltorja” nis justifikimet: Nuk

Foltorja është munduar të justifikojë protestën e thirrur nga Ish kryeministri, Sali Berisha me datë 6 dhjetor, pas akuzave dhe kritikave se po organizojnë një tubim kundër BE-së.

Me anë të një njoftimi zyrtarë foltorja është munduar të sqarojë arsyen e thirrjes së protestës më 6 dhjetor, sipas tyre kjo nuk është një protestë kundër miqve të Shqipërisë dhe partnerëve strategjikë, përkundrazi është për mbrojtjen e vlerave evropiane, për shqiptarët e vjedhur, të varfëruar dhe të përzënë.

Duke shtuar se kryeministri Rama kërkon të mbulojë më shpifje dhe zhurmë korrupsionin me të cilin është mbuluar qeveria e tij.

Deklarata e Plotë:

Sa qesharake kur dëgjon ‘gugallen e rrugëve të vjedhura’, sipas së cilës Edi Rama paska mbështetur për 10 vjet Berishën dhe familjen e tij.

Apo që fut në një thes dreqin e korrupsionit, që ka në bark, dhe protestën, si e drejtë europiane dhe universale.

Përmes gugalles së tij, që është dhe sekserja e çdo afere të pisët në infrastrukturën e vendit, me çmimet e rrugëve të cilat përafrohen me autostradat që mund të shtroheshin vetëm në Hënë, Rama kërkon të mbulojë me shpifje dhe trillime vjedhjet skandaloze, me kriminelë që sot janë në kërkim nga drejtësia si Zoto, Mërtiri dhe Gugallja.

Për të vjedhur Portin e Durrësit, Rama ka vendosur të përdorë të njëjtën skemë si për inceneratorët, dhe në vend të Zotos, për të fshehur paratë e vjedhura në kompani offshore, ka përzgjedhur ortakun e vëllezërve Karric.

Protesta e 6 dhjetorit, e shqiptarëve të vjedhur, të varfëruar dhe të përzënë nga vendi i tyre, nuk është kundër miqve të Shqipërisë, partnerëve strategjikë, aleatëve natyralë, përkundrazi është për mbrojtjen e vlerave evropiane.

Është një thirrje që ata të mbështesin popullin shqiptar në përballjen me një lukuni kleptokratësh me në krye Ramën, që ka vendosur në Shqipëri monizmin e plotë, ka vithisur vendin në fund të tabelave për të drejtat e njeriut, dhe zbatimin e ligjit, katër shkallë nën Vietnamin komunist.

Një thirrje kundër atyre që vjedhin çdo ditë, me banditë në kërkim, shpresën, të ardhmen, pasuritë dhe taksat e shqiptarëve.

Partia Demokratike e thërret popullin në proteste sepse dikush duhet t’i dalë zot Shqipërisë në rrezik.

Ne jemi të sigurt se Evropa, si në të gjitha udhëkryqet tona, do të jetë me Shqipërinë dhe popullin e kërcënuar të saj.

Stabiliteti është në interesin tonë, dinjiteti në vlerat tona, dhe të dyja bashkë i ndajmë me Evropën dhe na ndajnë nga Putini i vogël dhe veglat e tij.”

Politike #Protestën 6 dhjetor foltorja Justifikon