Bulqiza “pushtohet” nga qentë endacakë, frikësohen banorët - Aktualitet
Aktualitet22 Prill 2019, 18:31

Bulqiza “pushtohet” nga qentë endacakë, frikësohen banorët

Shkruar nga Pamfleti
Bulqiza “pushtohet” nga qentë endacakë, frikësohen

Bulqiza “pushtohet” nga qentë endacakë, frikësohen banorët

Qentë endacakë kanë pushtuar rrugët dhe sipërfaqet publike të Bulqizës. Banorët ndihen të frikësuar pasi mjafton që vetëm një moment të harrojnë derën hapur dhe në shtëpi mund të gjejnë një qen endacak të pa vaksinuar.

Ndër të tjera banorët shprehen se mundohen ti shmangin sa më shumë lëvizjet në rrugët e qytetit sidomos në orët e vona pasi edhe rreziku për tu sulmuar nga qentë është shumë herë më i lartë.

Pavarësisht ankesave të herë pas hershme, ende nuk është marrë asnjë masë për largimin e këtyre qenve nga rruga apo vaksinimin e tyre.

Aktualitet Bulqizë qentë endacakë