QSUT bleu batanije të përdorura nga Hotel “Victoria” i trafikantit Ervin Mata dhe strehë e Talo Çelës - Anti-Mafia
Anti-Mafia18 Shkurt 2023, 11:30

QSUT bleu batanije të përdorura nga Hotel “Victoria” i trafikantit Ervin Mata dhe strehë e Talo Çelës

Shkruar nga Pamfleti

QSUT bleu batanije të përdorura nga Hotel “Victoria” i trafikantit Ervin Mata dhe strehë e Talo Çelës

Gjatë viteve 2015-2020, kryeministri Rama dhe ministrat, kanë organizuar aktivitete në hotel “Victoria”, madje 5 herë mbledhje e bankete ka bërë edhe SHISH, megjithëse e di që krye-trafikanti Ervin Mata do financojë 32 milionë Euro të ardhura nga trafiku i kokainës, për ndërtimin e kullës “Ekspozita Building” në Tiranë me leje të dhënë nga Babloku

Nuk është rastësi, që në çdo koncesion, leje ndërtimi kullash, privatizim, tenderë, përfshihen e pranohen personazhe të botës së krimit, që lidhen në interesa e punë të pista me kryeministrin Edi Rama.

Një tender në vlerë 84 milionë lekë nga QSUT, që më shumë konfirmon këto lidhje, i është dhënë hotel “Victoria” të “Rruga e Dibrës”, me pronar krye-trafikantin Ervin Mata të njohur si “Boli i kokainës”.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Tenderi i është dhënë hotel “Victoria”, për furnizim me mallra shërbimi hotelerie në QSUT, dhe do realizohet me dy faza nga 6 muaj, por vlera financiare krijon dyshimin se bëhet fjalë për “qokë” në “tepsinë” e tenderëve.

Sipas informacionit, QSUT do blejë batanije e çarçafë të përdorur, të cilët hotel “Victoria” i krye trafikantit Ervin Mata i ka nxjerrë jashtë përdorimit, ndërkohë që sipas protokollit higjeno-sanitar, ndalohet kategorikisht blerja e materialeve të përdorur për fjete në spital.

Kujtojmë, se hotel “Victoria” ka shërbyer si bazë për fshehjen e Talo Çelës, kreu i bandës së Elbasanit dhe mik i Taulant Ballës; i cili është takuar e ka darkuar në atë hotel edhe me Ardi Veliun, i cili e njoftonte paraprakisht për aksionet e policisë.

Ndërsa gjatë viteve 2015-2020, kryeministri Rama, ministrat dhe drejtorët qendrorë, kanë organizuar konferenca kombëtare e ndërkombëtare në hotel “Victoria”, madje atje ka organizuar mbledhje e bankete edhe SHISH.

Agjencitë e huaja partnere, kanë konstatuar se krye-trafikanti Ervin Mata ka financuar 32 milionë Euro të ardhura nga trafiku i kokainës e nga korrupsioni i qeveritarëve të lartë, për ndërtimin e kullës “Ekspozita Building” në Tiranë. /Pamfleti

Anti-Mafia “Pamfleti” #Hotel “Victoria” i trafikantit Ervin Mata #QSUT bleu batanije të përdorura #strehë e Talo Çelës