Radha kilometrike në Kakavijë, Meta thirrje Ramës dhe Xhaçkës: Flisni me palën greke, qytetarët të mos trajtohen si njerëz pa atdhe! - Politike
Politike13 Gusht 2022, 10:48

Radha kilometrike në Kakavijë, Meta thirrje Ramës dhe Xhaçkës: Flisni me palën greke, qytetarët të mos trajtohen si njerëz pa atdhe!

Shkruar nga Pamfleti
Radha kilometrike në Kakavijë, Meta thirrje Ramës dhe

Porti i Durrësit, Meta sulmon qeverinë: Rama po kërkon të amnistojë paratë e pista!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë të trajtojë qytetarët shqiptarë me dinjitet, dhe jo si njerëz pa shtet dhe pa atdhe.

Mesazhi i Metës vjen në një kohë kur mungesa e masave të palës greke për të shtuar numrin e sporteleve në pikën kufitare të Kakavijës, ka krijuar radhë kilometrike të emigrantëve që kërkojnë të hyjnë në tokën shqiptare për pushime.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta i kërkon Ramës dhe Xhaçkës të ndërpresin menjëherë pushimet verore, dhe të kontaktojnë me palën greke për të shmangur një tjetër krizë humanitare të ngjashme me atë të mes gushtit 2020, ku gjatë rrëmujës në Kakavijë, humbi jetën edhe një fëmijë 10-vjeç, pasi u përplas nga ambulanca teksa priste radhën për të kaluar në kufi.

“Çdo qytetar shqiptar meriton të trajtohet me dinjitet, jo si njeri pa shtet dhe pa atdhe! I bëj thirrje urgjente Qeverisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, të vendosin menjëherë kontaktet me palën greke, për të marrë të gjitha masat efektive për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në pikat e kalimit kufitar. Rikthimi i radhëve kilometrike në Kakavijë është i papranueshëm!

U kërkoj autoriteteve përgjegjëse shtetërore të ndërpresim menjëherë pushimet, të ngrihen në këmbë dhe të marrin çdo masë të duhur dhe të mundshme për të mos përsëritur kurrë më krizat humanitare në Kakavijë, ku mijëra emigrantë e shtetas shqiptarë, fëmijë e të moshuar u lanë të braktisur dhe në kushte tejet të vështira, por minimalisht t’i informojnë në kohë qytetarët dhe me transparencë për çdo vonesë.

I inkurajoj gjithashtu autoritetet greke, që në respekt të frymës së fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve të ngushta tradicionale, të bëjnë gjithçka për të shmangur situata të papranueshme dhe kriza humanitare në pikat e kalimit kufitar, imazhet e të cilave i turpërojnë të dyja vendet tona”, shkruan Meta.

Politike Meta Radha kilometrike në Kakavijë