SHBA: Të gatshëm të rrëzojmë raketat ruse, mund të prekin vendet e NATO-s - Bota
Bota22 Tetor 2018, 10:50

SHBA: Të gatshëm të rrëzojmë raketat ruse, mund të prekin vendet e NATO-s

Shkruar nga Pamfleti
SHBA: Të gatshëm të rrëzojmë raketat ruse, mund të

SHBA: Të gatshëm të rrëzojmë raketat ruse, mund të prekin vendet e NATO-s

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të kapin dhe të rrëzojnë raketat ruse, me rreze të mesme veprimi, të vendosura në kundërshtim me traktatin e INF.

Ambasadorja amerikane në NATO, Kay Bailey Hutchison shprehet se raketat ruse mund të prekin vendet e NATO-s në Europë ose Alaskën në Amerikë.

“Jemi përpjekur për t’i dërguar një mesazh në Rusisë për kaq shumë vite dhe ne kemi dijeni për shkeljet e traktateve nga ana e Rusisë, por ata tani po ndërtojnë një raketë balistike me reze të mesme, e ndaluar nga traktatet”, theksoi ambasadorja

“SHBA është drejt tërheqjes nga kjo marrëveshje me Rusinë”, deklaroi të shtunën për gazetarët presidenti Trump.

Traktati INF është arritur në vitin 1987 mes SHBA-së dhe ish-Bashkimit Sovjetik, trashëguese juridike e të cilit është Rusia. Marrëveshjen e nënshkruan ish-presidenti amerikan, Ronald Regan dhe lideri i fundit sovjetik, Mihail Gorbaçov.

Në traktat parashikohet ndalesa për prodhimin, testimin dhe sistemimin e raketave bërthamore dhe konvencionale me rreze veprimi prej 500-1 500 kilometra që lëshohen nga toka.

Bota abasadorja Hutchison Raketat ruse SHBA