Romana Vlahutin

LSI kundër, por Romana Vlahutin ‘i ngec” në dorë raportin e KE Metës - Politike
Politike17 Prill 2018, 16:15

LSI kundër, por Romana Vlahutin ‘i ngec” në dorë raportin e KE Metës

Shkruar nga Pamfleti
LSI kundër, por Romana Vlahutin ‘i ngec” në dorë

Ambasadorja e BE Romana Vlahutin, u ka dorëzuar krerëve të shtetit raportin e rekomandimeve të KE për çeljen e negociatave.

Presidenti i vendit Ilir Meta i pranishëm në këtë takim, u shpreh se ky raport është një akt inkurajues për Shqipërinë dhe e detyron atë që të punojë më fortë në vazhdim.

Meta thekso gjithashtu  se vendimi i KE ka bërë bashkë aktorët politik dhe qytetarët shqiptarë, pasi rekomandimet për çeljen e negociatave ishte diçka e shumëpritur për të gjithë.

Sipas tij, ky raporti i KE duhet të jetë moment reflektimi dhe se Shqipëria duhet të vazhdojë rrugën e saj drejt BE.

“Duke e konsideruar raportin e progresit për Shqipërinë në harmoni të plotë me strategjinë e zgjerimit që synonte një perspektivë të besueshme dhe angazhim të thelluar të BE-së në Ballkanin Perëndimor, Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë që ka miratimi i kësaj qasjeje dhe rekomandimit të Komisionit nga Këshilli Evropian i qershorit, për të nisur etapën e re të procesit të negociatave të anëtarësimit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Politike LSI kundër por Romana Vlahutin 'i ngec" në dorë raportin e KE Metës