Rovena Gashi

23 Prill 2019, 17:1017:10Aktualitet
Rovena Gashi, amaneti i fundit i Adriatik Llallës dhe premtimi i fundit i Ilir Metës - Anti-Mafia
Anti-Mafia22 Mars 2018, 09:49

Rovena Gashi, amaneti i fundit i Adriatik Llallës dhe premtimi i fundit i Ilir Metës

Shkruar nga Pamfleti

Premtimi i fundit i Ilir Metës për Llallën, të bëjë Rovena Gashin gjykatëse të Kushtetueses. Amanetin që kërkon ta mbajë, “goglat” i sjellin fat Rovit

Ilir Meta ka shumë borxhe ndaj Adriatik Llallës, ndonëse ishte ai bashkë me Berishën që e vunë në krye të Prokurorisë së Përgjithshme. Por këtë nder ata ia kanë nxjerrë për hundësh, pasi tashmë ish kryeprokurori është në prag të burgut. Kjo dhe për arësyen e thjeshtë se ka mbyllur dosjet e mëdha të Ilir Metës dhe Sali Berishës.

Nuk kishte prokuror në botë që të nxirrte jashtë loje ekspertizën e FBI, vetëm Llalla mund ta bënte.

Eskpertizën e FBI për videopërgjimin e Dritan Priftit ku Ilir Meta me zë dhe figurë u pa nga gjithë shqiptarët se si bënte korrupsion dhe si deklaronte se ka marrë ryshfet 700 mijë euro nga Agim Rrapi për një biznes, e kërkoi vetë Prokuroria.

Dhe kur erdhi ekspertiza që tregonte hapur fare se Ilir Meta ishte fajtor, ishte zënë në korrupsion, Adriatik Llalla nuk e mori parasysh. Dhe për më tepër, mori tre ekspertë që vinin nga “borderoja” e Ilir Metës për të bërë “ekspertizën” e vidiopërgjimit të Ilir Metës.

Rezultati dihet tashmë, Meta doli i pafajshëm. “Malësori tropojan” Berisha dhe gdhëu gramshiot Adriatik Llalla ia shpëtuan bythen “malësorit skraparli” Ilir Meta.

Dhe kjo nuk ka qënë dosja e parë që Llalla mbylli për Metën dhe Berishën, duke rrezikuar tashmë të shkojë në burg për vete.

Vetë ambasadori amerikan Donald Lu e ka akuzuar Llallën se ka mbyllur dosjen e politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar.

Ndërkohë që DASH e akuzoi se ka pasur korrupsion të cilësuar, duke e shpallur dhe person të padëshiruar në SHBA.

Por “malësori skraparli” ka vendosur të plotësojë një amanet të fundit, të realizojë një premtim të fundit të Adriatik Llallës: Futjen e Rovena Gashit në listën e kandidatëve për anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Madje dhe të lobojë për ta zgjedhur anëtare të Gjykatës. Pasi “goglat” sikurse ranë për Gjin Gjonin në Kolegjin Zgjedhor, ashtu shpreson të bien dhe për Rovena Gashin.

Dhe këtë amanet të Adriatikut për më të afërten e tij në Prokurori Rovin, Ilir Meta ka nisur ta mbajë.

E futi në listën e kandidatëve për anëtare të Kushtetueses me dekret presidencial. Tani ka punë me “goglat”, që ti bien Rovenës dhe të bëhet anëtare. Deri më tani ka pasur shans Rovena me “goglat”, gjithnjë i kanë dhënë drejtimin e duhur.

Meta shpreson që dhe për anëtare të Kushtetueses të jenë të duhurat. Eshtë amaneti i fundit i Llallës por dhe premtimi i fundit i Metës për të. Si dihet, takohen dhe në burg, por ama do ta shohë në sy se ia ka plotësuar amanetin, ia ka mbajtur premtimin për Rovenën./Pamfleti.com

codramol
smile

Plugu amaneti i fundit i Adriatik Llallës premtimi i fundit i Ilir Metës Rovena Gashi