“Do rrisim pagën minimale”, Rama sulmon sërish opozitën: Mos dëgjoni rublat ruse, kurseni energji! - Politike
Politike19 Tetor 2022, 11:19

“Do rrisim pagën minimale”, Rama sulmon sërish opozitën: Mos dëgjoni rublat ruse, kurseni energji!

Shkruar nga Pamfleti
“Do rrisim pagën minimale”, Rama sulmon sërish

Kryeministri, Edi Rama deklaroi sot se paga minimale do të rritet deri në 40 mijë lekë më shpejt nga sa ishte parashikuar. Po ashtu, Rama bëri me dije se do të rriten edhe pagat e punonjësve të shtetit. Gjatë fjalës së tij, kryeministri teksa sulmoi opozitën, u shpreh se nuk duhet dëgjuar e djathta e rublave ruse, por duhet kursyer energjia.

“Qeveria nuk do të lejojë që kriza e energjisë të shfaqet në faturën e energjisë. Pavarësisht se ne kemi vendosur fashën 800 kë/h, mbi këtë shifër janë një numër i vogël, duke parë që kishim një mundësinë nuk e lamë atë mundësi të fusnim duart në arkën e familjes., po shohim nëse kemi mundësi që të mos e vëmë në zbatim edhe për nëntorin, duhen reshje dhe kursim. Nuk duhen dëgjuar hienën e darkave të rublave.

Përmbushim 75 % të nevojave, 25 % importohet ndaj po investojmë. Po punojmë edhe për TEC e Vlorës që më në fund do vihet në punë. Kriza erdhi pa na pyetur. Ne do bëjmë çmos që edhe rritjen e çmimeve ta përballojmë së bashku duke vendosur më shumë financa në si pozicion të njerëzve, kemi indeksuar dy herë pensionet dhe 15 % pensionet. Jemi mbrapa me rritjen e pagave, por po punojmë në këtë drejtim, është koha që edhe ju të paguani më shumë punonjësit qe t’i keni këtu, të kthehen nga Greqia. Paga minimale 400 mije lekë do arrijë më shpejt sesa ishte parashikuar Brenda mandatit. Në buxhetin e 2023 kemi vendosur një financim të veçantë, do kemi buxhet dyfish.

Do ta çojmë pagën minimale 400 mijë lekë. Duhet të rrisim të gjitha pagat e punonjësve të shtetit. Nuk kemi një paketë tjetër, por kemi bërë një rritje të qëndrueshme. Në buxhetin e 2023 do të vendosim një financim të veçantë për të përballuar situatën. Do të kemi dyfishin e buxhetit të 2013.”, u shpreh kryeministri nga Gjirokastra.

Rama nuk harroi të sulmojë edhe opozitën, ku tha se duhet kursyer dhe se nuk duhen dëgjuar hienat e të djathtës së rublave që skërmiten në klubet e netëve televizioneve duke sharë e akuzuar për brutalitet ministren e Energjisë.

“Duhet kursyer dhe nuk duhen dëgjuar hienat e të djathtës së rublave që skërmiten në klubet e netëve televizioneve duke sharë e akuzuar për brutalitet ministren e Energjisë që flet për kursim. Ca është kjo ‘arrogancë, kujt ia tregojnë këta’. Do ta kursejmë energjinë. Nëse e kursejmë, e kemi. Nëse nuk kursejmë nuk e kemi. Duhet ta paguajmë sa frëngu pulën për ata pasur. Duhet ta eksportojmë një pjesë të saj. 75% prodhojmë neve, pjesa tjetër eksportim. Kjo krizë erdhi pa na pyetur nuk sollëm as luftën as rritjen e çmimeve, por do bëjmë çmos ta përballojmë më lehtë duke vendosur më shumë financa në dispozicion të shqiptarëve. Bum tërmeti, bam pandemia, bam bum situata e re, ne duhet të përballemi. Fakti që ju keni më shumë punë se sa kishit, po kalohet edhe viti 2019.”, tha Rama.

Politike paga minimale Rama