Samiti i Brdo-Brijunit/ Meta takon Gjukanoviç: Mali i Zi faktor kyç në bashkëpunimin rajonal - Aktualitet
Aktualitet 8 Maj 2019, 20:02

Samiti i Brdo-Brijunit/ Meta takon Gjukanoviç: Mali i Zi faktor kyç në bashkëpunimin rajonal

Shkruar nga Pamfleti
Samiti i Brdo-Brijunit/ Meta takon Gjukanoviç: Mali i Zi faktor

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka pritur sot në një takim presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç në kuadër të takimeve pë Samitin e Brdo-Brijunit. Meta e ka lajmëruar takimin me homologun malazez përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku e ka cilësuar Malin e Zi si një faktor kyç në bashkëpunimin rajonal.

“I lumtur të takohem në Tiranë me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç. E vlerësoj praninë e tij në Samitin e Brdo-Brijunit, duke e konsideruar një aktor kyç për forcimin e bashkëpunimit rajonal. Marrëdhënie të shkëlqyera miqësore e historike midis dy vendeve tona”-shkruan Meta. /Pamfleti

Aktualitet