Edi Rama tejkalon çdo parashikim, po shkon i pari në burg?! - Editorial
Editorial 1 Shkurt 2023, 10:28

Edi Rama tejkalon çdo parashikim, po shkon i pari në burg?!

Shkruar nga Pamfleti
Edi Rama tejkalon çdo parashikim, po shkon i pari në burg?!

Edi Rama tejkalon çdo parashikim, po shkon i pari në burg?!

Kur ishte lart nuk besonte ato që thoshte, sot në rënie, nuk i zë në gojë ato që beson. Nuk është si të tjerët, Edi Rama tejkalon çdo parashikim…

Shkruan Sokol Pepushaj

Asnjë hajdut nuk i shmanget burgut dhe asnjë zyrtar transparencës së pasurisë. Kështu janë deklaruar prej vitesh politika dhe drejtësia, opozita dhe qeveria, por as e kanë dashur as e kanë besuar se vjen kjo ditë.

Kohët e mosbesimit kanë prodhuar besim dhe kohët e besimit mosbesim.

Logjikisht, ky version nuk besohet.

Nuk besohet edhe të thuash se Mafia nuk është më e fortë se shteti, as se furtuna amerikane po lëkund lisat e gjatë, ata që e kanë kokën përmbi re.

Por logjikisht ky version pranohet.

Po a jeton logjika në “pyllin”, ku për 32 vite nuk bie Dielli i drejtësisë?! Fytyrat e zbehta, skeletet e rrjepur, sytë e fshehur, habiten si po rrëzohen “pemët” e larta, si po e përpin vendin erozioni, si po vetë rrëzohet Kështjella e Krimit.

“Muri” po shkërmoqet nga lart, sa këta poshtë zvarriten të mos hanë ndonjë “tullë” kokës nga pakujdesia.

Se nga pakujdesia po e ha edhe Babloku.

Aksident ngjan fakti që SPAK nisi verifikimet për çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal dhe hetimet ndaj Kryeministrit Edi Rama për korrupsion të nëpunësve të huaj publikë, deklarim të rremë të pasurive, dhe pastrim të parave të pista, por ç’rëndësi ka kjo?!

Nga verifikimi e deri tek regjistrimi i procedimit penal, është një “tunel” që nuk dihet nga e ka daljen.

Sheshi ku janë mbledhur të uriturit është shumë i madh e nuk kalohet andej pa dorëzuar gjënë e vjedhur, e prandaj dyshohet tek regjistrimi i procesit.

Nëpër “reklama” dritat duken të forta.

Meqë hajdutët e vegjël fshihen nën krahët e pushtetit, ngjan se amerikanët e kanë zënë inatin më të madhin.

Është çelur thesi i mëkateve aty, në sokak?! Në mos qoftë thesi fals, po, erdhi dita, asgjë nuk i shpëton gjynahtarët pa shkuar përpara drejtësisë.  

Megjithatë, mbaju Bablok, edhe nëse Amerika po të rrëzon! Nuk do ishe i pari as i fundit. Je fiks pas babait të Kosovës, vëlla Hashim Thaçit e pas teje, do kesh gjithë të tjerët.

Babloku nuk do harrohet, do të ngelet modeli i ngritjes dhe rënies!

Kur ishte lart nuk besonte ato që thoshte, sot në rënie, nuk i zë në gojë ato që beson.

Nuk është si të tjerët, Edi Rama tejkalon çdo parashikim, po shkon i pari në burg?!/Pamfleti

Editorial “Pamfleti” #Edi Rama tejkalon çdo parashikim #shkon i pari në burg