Protestë në Tiranë për arrestimet e kuksianëve, Shoqëria Civile largon deputetët e PD: Jeni plehra - Aktualitet
Aktualitet 1 Prill 2018, 19:40

Protestë në Tiranë për arrestimet e kuksianëve, Shoqëria Civile largon deputetët e PD: Jeni plehra

Shkruar nga Pamfleti
Protestë në Tiranë për arrestimet e kuksianëve,

Protestë në Tiranë për arrestimet e kuksianëve, Shoqëria Civile largon deputetët e PD: Jeni plehra

Mbrëmjen e sotme familjarët, por edhe Shoqëria Civile janë mbledhur duke protestuar para Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e të arrestuarve. ‘Lironi shqiptarët, arrestoni grabitqarët’ ishin disa nga thirrjet e qytetarëve para Drejtorisë së Tiranës

Aktivistja e shoqërisë civile Brizida Gjikondi u shpreh se policia nuk po lejon familjarët dhe avokatin që të takojë protestuesit e ndaluar. “Nuk shoqërohen kuksianët në Tiranë. E ndalon ligji. Këtu nuk lejohet edhe avokati që ti takojë’ tha ajo. Ndërsa pas disa tentativave, është pranuar nga policia që djali të takojë babanë, Ahmed Topi 70-vjeç, i cili është i ndaluar nga mbrëmja e djeshme në Kukës.

“Jo për partinë, por për Kukësin dhe Shqipërinë. Protesta nuk është politike, Jeni plehra” ishin disa nga brohoritjet dhe thirrjet e tyre kundër deputetëve të PD. Njëri nga deputetët e PD, Strazimiri është futur në Drejtorinë e Policisë për të marrë informacion për personat që u ndaluan në Kukës dhe u transportuan në Tiranë.

Video:

Aktualitet Protestë në Tiranë për arrestimet e kuksianëve Shoqëria Civile largon deputetët e PD: Jeni plehra