Komiteti hetues i Rusisë bën bilancin: 3 viktima dhe 8 mln euro dëme nga shpërthimi me bombë në urën e Krimesë! - Bota
Bota 8 Tetor 2022, 13:30

Komiteti hetues i Rusisë bën bilancin: 3 viktima dhe 8 mln euro dëme nga shpërthimi me bombë në urën e Krimesë!

Shkruar nga Pamfleti
Komiteti hetues i Rusisë bën bilancin: 3 viktima dhe 8 mln euro

Putin akuzon Ukrainën për ‘akt terrorizmi’ në Urën e Krimesë

Tre viktima dhe rreth 8 milionë euro dëme, ky është bilanci i Komiteti hetues të Rusisë për sulmin me raketa në urën e Kerçit në Krime.

Përmes një deklaratë, të bërë përmes agjencisë shtetërore të lajmeve të Rusisë, autoritetet thanë: “Në urën Krymsky, pasagjerët e një makine pasagjerësh që lëvizte pranë kamionit të shpërthyer vdiqën, ndërsa trupat e një burri dhe një gruaje u nxorën nga uji.

Hetimi përcaktoi të dhënat e kamionit që u hodh në erë në urën e Krimesë. Pronari i mjetit është një banor i Territorit të Krasnodarit, dhe grupi hetimor është drejtuar për në banesën e tij. Po studiohet intinerari i lëvizjes së makinës dhe dokumentacioni.”

Sipas palës ruse, dëmi i urës së Krimesë që u dogj nga shpërthimi i kamionit-bombë vlerësohet në 500 milion rubla, raporton agjensia shtetërore e lajmeve ruse Tass.

Bota #lufta në Ukrainë krime