“Western Union” i Edmond Lekës, “shtëpia e verdhë” e lekëve të pista të shtetarëve dhe botës së krimit, 1132 tr - Anti-Mafia
Anti-Mafia24 Gusht 2018, 17:12

“Western Union” i Edmond Lekës, “shtëpia e verdhë” e lekëve të pista të shtetarëve dhe botës së krimit, 1132 tr

Shkruar nga Pamfleti
“Western Union” i Edmond Lekës, “shtëpia e

“Western Union” i Edmond Lekës, “shtëpia e verdhë” e lekëve të pista të shtetarëve dhe botës së krimit, 1132 transferta në 10 vite, dosja në dorë të SHBA

OSBE, në shtator 2015 e skedoi publikisht si “biznes mafioz”, kjo është pikënisja për operacionin që do të nis në shtator 2018, për të “hedhur në erë” këtë “tunel” kalimi të pasurive të krimit, drejt ishujve e shteteve, ku lulëzojnë lirshëm banka-bandat dhe “depot” offshore

Operacioni anti-krim i ndërkombëtarëve, për të goditur, sekuestuar e rikthyer në Shqipëri, pasuritë kriminale e korruptive të shtetarëve dhe boseve të bizneseve “VIP”, do të nis me “letrat” dhe provat e regjistruara me detaje tashmë, të aktivitetit të “korrieres” bankë-bandës mafioze “Western Union” që administrohet nga Edmond Leka, si “tuneli” i “nëndheshëm”, nëpërmjet të cilit, në 20 vitet e fundit (qysh nga koha e ish-shefit të tij, Mëhillit të lekëve të drogës së Zvicrës), kanë kaluar ilegalisht, afro 12 miliardë euro dhe 21 miliardë USD, të “prodhuara” me korrupsion, grabitje-shitje-blerje pasurish kombëtare e individuale, me miliarda koncesionesh, zhvatje fondesh publike, ku 45% këtyre miliardave, janë pjesë e borxheve të huaja, që janë marrë nga qeveritë shqiptare për investime publike, por kanë përfunduar në pasuri të shtetarëve.

“Ujqërit” me ngjyrë blu, të kuqe, rozë, mavi e jeshile dhe bandat e tyre ekonomike-financiare me logot “Kompani VIP”, që janë ende në pushtet, shtet, politikë e aktivitete biznesi me shtetin, kanë marrë sinjalin e qartë, se operacioni për sekuestron financiare të tyre, do të nis nga “tuneli” i tyre i përbashkët “Western Union”, nëpërmjet të cilit, ata kanë kaluar miliardat për në ishujt e offshoreve të krimit, në vende të pa zhvilluara e nëpër “shpella” financiare, me tabela “Banka”, tipik si të llojit “Banka Fullani-Sejko”, “Fondi Besa-Ilir Meta”, “Abi-Rama” etj, etj të cilat e kanë themelin dhe çatinë, në themelin, miliardat dhe modelin “VEFA”, “XHAFERRI”, GJALLICA”, POPULLI” e “SUDE”.

Sipas letrave, që tashmë i ka në dorë SHBA, konfirmohet se operacioni financiar i sekuestrim-shtetëzimit të parave të pista të shtetarëve dhe botës krimit, do të nis nga “tuneli” me emrin “Western Union”, nëpërmjet të cilit është bërë transporti i lekëve, me “korrier” Edmondin (Jo Edmond Bego), që edhe mbiemrin e ka me termin “Leka”.

Të dhënat e skeduara nga ndërkombëtarët, kanë zbuluar se në harkun kohor, të viteve 2007-2017, nga ky uninon financiar, janë kryer 1132 transferta të “majme” parash “të zeza”, pasuri e bosëve të “Unionit Shtetarë-Biznese-Banda-Krimi”, ku kryesojnë Sali Berisha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Edi Rama, Lulzim Basha, Arben Ahmteaj, Klodian Allajbeu, Tom Doshi, Genc Ruli, Anastas Angjeli, Sadri Abazi, Genc Pollo, Rakip Suli, Fatmir Mediu, Ardian Fullani, Gjin Gjoni, Argita Malltezi, Ilir Beqaj, Shkëlzen Berisha, Vasil Naçi, Bashkim Ulaj e shumë të tjerë.

Nga kjo “gjurmë” e zbuluar dhe e provuar tashmë, do hidhet hapi i parë, drejt “shpellave” të parave e pasurive të konvertuara në vlera financiare, të cilat u janë plaçkitur e vjedhur shqiptarëve dhe Shqipërisë, gjë të cilën, me sa kemi informacion e di shumë mirë dhe Christina Gold, Presidente e “Western Union Financial Services Inc” e cila, në vitin 2004 vizitoi Shqipërinë, pikërisht sepse kishte sinjal, që Leka i sponsorizimeve të PD, PS, LSI e PR, kishte nisur ta përdorte këtë biznes, si “tunel” për transerfimin e parave të pista të shtetarëve, bizneseve e bandave kriminale shqiptare.

Ndërkohë që ky opeacion, nis në shtator 2018, kujtojmë se më 19 shtator 2015, “administrator” sekseri Edmond Leka i “shtëpisë së verdhë” të parave të pista, u publikua në Raportin Sekret të OSBE, si “distributor” i pastrim-kalimit matanë kufirit shqiptar, të këtyre miliardave, duke i çuar në shtetet dhe ishujt e ofshoreve të krimit.

Shtatori, do të jetë nisja e goditjes ndërkombëtare e sipas informacionit që disponon “PAMFLETI”, hetimi ka shkuar dhe do të veprojë, deri tek “vrima” e brezit të dhjetë familjar e miqësor, ku shtetarët, biznesmenët dhe kriminelët, kanë fshehur me tjetërsime, pasuritë dhe llogaritë bankare, emrat dhe vlerat konkrete të cilëve do të bëhen publik, madje dhe me letra përfaqësimi avokatore, të lëshuara nga “shtëpia e verdhë” me emrin “Western Union”, gjurmë që mund të çojnë edhe tek “lingotat e verdha” të Thesarit të Krrabës…

 

Raporti Sekret i OSBE, 19 shtator 2015, për Edmond Lekën dhe ““Western Union”

“Edmond Leka është Drejtor Ekzekutiv dhe pronar i “Union Bank”, përfaqësues i “Western Union” për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë. Kompanitë e tij, dyshohet se kanë shërbyer për të transferuar shuma marramendëse parash, në shumë raste nga burime të paligjshme, njihet si sponsor i financiar i fushatave elektorale të PD”. – (VIJON) –

 

Anti-Mafia “shtëpia e verdhë” e lekëve të pista të shtetarëve dhe botës së krimit “Western Union” i Edmond Lekës 1132 transferta në 10 vite dosja në dorë të SHBA