Siguria e tifozëve gjithmonë në plan të parë, gati personel i madh mjekësor për finalen e Ligës së Konferencës - Sport
Sport21 Maj 2022, 19:34

Siguria e tifozëve gjithmonë në plan të parë, gati personel i madh mjekësor për finalen e Ligës së Konferencës

Shkruar nga Pamfleti
Siguria e tifozëve gjithmonë në plan të parë, gati

Siguria e tifozëve gjithmonë në plan të parë, gati personel i madh mjekësor për finalen e Ligës së Konferencës

Finalja do të jetë edhe një operacion i madh dhe siguria e tifozëve është gjithmonë në plan të parë. Përveç sigurisë së ekipeve, është edhe ajo e tifozëve në stadium, prandaj mësohet se do të angazhohet një numër i madh personeli mjekësor. 

Rreth 50 persona, doktorë dhe infermierë, do të rrinë me mjetin e urgjencës, të gatshëm për çdo të papritur. Do të ketë personel edhe nga Kryqi i Kuq, nga zjarrfikësit, nga “steward”-ët, nga siguria private dhe nga Policia e Shtetit. 

Forcat e “steward”-ëve dhe Policia e Shtetit janë në një numër të konsiderueshëm, jo vetëm në stadium, por edhe në pikat e grumbullimit të tifozëve, për të siguruar rrugëkalimin e tyre. 

Sport finalja e Conference League Personeli mjekësor siguria e tifozëve