Alqi Bllako mund të kthehet në “pendito”?/ Avokati Sokol Hazizaj: SPAK po mundohet ta kthejë në bashkëpunëtor të drej - Aktualitet
Aktualitet 4 Prill 2022, 22:17

Alqi Bllako mund të kthehet në “pendito”?/ Avokati Sokol Hazizaj: SPAK po mundohet ta kthejë në bashkëpunëtor të drej

Shkruar nga Pamfleti
Alqi Bllako mund të kthehet në “pendito”?/ Avokati Sokol

Ish-deputeti Alqi Bllako mund të kthehet në “pendito”. Ka qenë avokati i tij Sokol Haziaj që e ka thënë hapur se Prokuroria e Posaçme po mundohet ta bëjë bashkëpunëtor të drejtësisë.

Kjo tha avokati është një procedurë standarde e drejtësisë, por në rastin e ish-deputetit vjen edhe për shkak se “vullneti i Bllakos është i qartë për të marrë pafajësinë”. Avokati i ish-deputetit të PS  në një intervistë për “EuroNews” foli për paqartësi në kërkesën e SPAK dhe gjykatës për arrestimin e Bllakos. Sipas tij, akuza është për korrupsion dhe shpërdorim detyre si funksionar i lartë shteti, në një kohë kur nuk ka pasur pozitë të tillë, është pa kuptim.

“Alqi Bllako nuk ka qenë funksionarë i lartë publik në momentin që ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit. Në ligjin e Nëpunësit Civil dhe ligjin për rregullimin e pagave, Sekretari i Përgjithshëm nuk përbën funksionarë të lartë publik”, tha Hazizaj. Sipas tij, Bllako në detyrën pranë Ministrisë së Mjedisit ka kryer akte në përputhje me ligjin e nëpunësit civil. “Aktet e Alqi Bllakos janë vetëm vijë përcjellëse e Ministrisë së Mjedisit”, tha avokati.

Për punësimin e babait të Bllakos, në një kompani për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, Hazizaj tha se ka ndodhur para se Bllako të ishte Sekretar i Përgjithshëm. Alqi Bllako u arrestua në orën 03:30 të datë 1 prill për korrupsion dhe shpërdorim detyre në aferën e inceneratorit të Fierit. SPAK akuzon se ish-deputeti ka kryer falsifikim në rastin e shpronësimit të tokës ku u ndërtua inceneratori.

Aktualitet #Bllako Hazizaj SPAK