sulmet ruse ne ukraine

Sulmet ruse në Ukrainë, shtatë të vrarë dhe nëntë të plagosur - Bota
Bota24 Shkurt 2022, 08:44

Sulmet ruse në Ukrainë, shtatë të vrarë dhe nëntë të plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Sulmet ruse në Ukrainë, shtatë të vrarë dhe

Shtatë të vdekur pas bombardimeve ruse, thotë policia ukrainase, shkruan BBC.

Shtatë persona dihet se kanë vdekur nga bombardimet nga forcat ruse, thotë policia ukrainase. Zyrtarët thonë se një sulm në një njësi ushtarake në Podilsk, jashtë Odessa vrau gjashtë persona dhe plagosi shtatë.

Nëntëmbëdhjetë persona janë gjithashtu të zhdukur. Një person ka vdekur në qytetin e Mariupolit, shtuan ata.

Më herët Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë të enjten në mëngjes se Rusia ka nisur pushtimin e vendit të tij.

Në një postim në Twitter, Kuleba ka shkruar se presidenti rus, Vladimir Putin, ka nisur “pushtimin e Ukrainës në shkallë të plotë”.

“Qytetet paqësore të Ukrainës janë nën sulm. Kjo është një luftë agresioni”, ka thënë Kuleba.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, ka thënë se Rusia ka kryer sulme me raketa në infrastrukturën e Ukrainës dhe mbi rojet kufitare.Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se ka biseduar me aleatët perëndimorë dhe se u ka bërë thirrje atyre që ta ndihmojnë Ukrainën me mbrojtje dhe financa.

Presidenti rus ka konfirmuar se ka nisur, siç ka thënë, një operacion “special” për “çmilitarizimin” e Ukrainës.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e ka dënuar operacionin, duke e cilësuar atë si një sulm “të paprovokuar dhe të pajustifikuar” ndaj Ukrainës dhe ka shtuar se bota “do ta mbajë Rusinë përgjegjëse”, sipas REL.

Para sulmit në Ukrainë, presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë këtë javë se njeh pavarësinë e dy rajoneve separatiste në Ukrainë si shtete të pavarura.

Ky vendim është dënuar nga Perëndimi.

Shpërthimet tronditëse në qytetet e Ukrainës, konfirmon Rusia: Shkatërruam mbrojtjen ajrore të saj

Nisi sulmin ushtarak ndaj Ukrainës, vjen ndëshkimi i parë për Rusinë

 

Bota #Putin #Rusi #Ukrainë