“U bëre nervoz se ka dështuar kryeministri yt “, Tahiri përplaset ‘live’ me Alban Dudushin - Aktualitet
Aktualitet29 Prill 2019, 23:09

“U bëre nervoz se ka dështuar kryeministri yt “, Tahiri përplaset ‘live’ me Alban Dudushin

Shkruar nga Pamfleti
“U bëre nervoz se ka dështuar kryeministri yt “, Tahiri

"U bëre nervoz se ka dështuar kryeministri yt ", Tahiri përplaset 'live' me Alban Dudushin

Ish-zv.kryeministrja e Kosovës Edita Tahiri ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç kanë dështuar në Berlin, në Samitin e sotëm.

E ftuar në emisionin Open, Tahiri është shprehur se Samiti rrëzoi përfundimisht idenë e ndryshimit të kufijve.

Teksa Tahiri fliste per konkluzionet e takimit me Makron dhe Merkel, Alban Dudushi ka ndërhyrë duke e pyetur ish-kryenegociatoren se çfarë kishte bërë ajo pasi kishte qëndruar 7 vite në atë post.

‘Je bërë nervoz se ka dështuar kryeministri yt’, iu kthye menjëherë Edita Tahiri, ndërkohë Dudushi vazhdoi më tej ‘Kam kaluar 6 kryeministra unë, do i kaloj edhe disa të tjerë.’

Aktualitet "U bëre nervoz se ka dështuar kryeministri yt " Tahiri përplaset 'live' me Alban Dudushin