Zbulohen lëvizjet dhe takimet e fundit të Metës, teksa Rama pritet të dorëzojë dosjen në Kushtetuese - Politike
Politike12 Nëntor 2018, 09:35

Zbulohen lëvizjet dhe takimet e fundit të Metës, teksa Rama pritet të dorëzojë dosjen në Kushtetuese

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohen lëvizjet dhe takimet e fundit të Metës, teksa Rama pritet të dorëzojë dosjen në Kushtetuese

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim më Presidenten Kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, dhe me Presidentin e Malit të Zi, Milo Dukanoviç, gjatë qëndrimit në Francë.

Këto takime meta i ka bërë të ditura më anë të një fotoje në Facebook, ku shkruan se ka qenë një takim i përzemërt. Ndërkohë që Meta vijon takimet në Francë, kryeministri Edi Rama pritet të dorëzojë sot kreun e shtetit në Gjykatën Kushtetuese, për mosdekretimin e Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm.

“Si gjithmonë një takim i përzemërt: Tre vende shumë mike, marrëdhënie të shkëlqyera, me vizion të përbashkët për të ardhmen, të vendosura në qëllimet e tyre euroatlantike dhe rajonale. Faleminderit Presidente Kolinda Grabar-Kitarovic dhe President Milo Đukanović”, shkruan Meta.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Politike Edi Rama Ilir Meta Kroaci Sandër Lleshi