Ministri gjerman i Mbrojtjes: Do të dërgojmë në Ukrainë 100 tanke “Leopard 1” - Bota
Bota 7 Shkurt 2023, 22:43

Ministri gjerman i Mbrojtjes: Do të dërgojmë në Ukrainë 100 tanke “Leopard 1”

Shkruar nga Pamfleti
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Do të dërgojmë në Ukrainë

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka bërë një vizitë të papritur në Kiev, ku ka njoftuar se Ukraina do të marrë më shumë se 100 tanke luftarake të tipit më të vjetër Leopard 1, nga vendi i tij dhe disa vende evropiane.

Numri i tankeve është i mjaftueshëm për t’i pajisur të paktën tri batalione, tha ministri, pa përmendur se cilat vende përveç Gjermanisë do të dërgojnë tanke Leopard 1, që pritet të arrijnë në Ukrainë në tremujorin e parë të 2024.

Pistorius, i cili mori detyrën e ministrit të Mbrojtjes një muaj më parë, u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe ministrin e Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, gjatë vizitës së tij në Kiev.

“Faleminderit kolegut tim Boris Pistorius dhe popullit gjerman. Koalicioni i tankeve po marshon… drejt fitores!”, shkroi Reznikov në Tëitter.

Tanket Leopard 1 nuk janë aq të avancuar sa tanket Leopard 2, që Gjermania dhe vendet e tjera u zotuan t’i dërgojnë Ukrainës muajin e kaluar, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës ranë dakord të dërgonin në Kiev tanket e tyre M1 Abrams.

Bota #Boris Pistorius tanke leopard 1