Komisioni i Disiplinës me “dorë të hekurt”, trajneri i Kastriotit pezullohet me 8 ndeshje, mbyllen dy stadiume - Sport
Sport11 Tetor 2022, 17:51

Komisioni i Disiplinës me “dorë të hekurt”, trajneri i Kastriotit pezullohet me 8 ndeshje, mbyllen dy stadiume

Shkruar nga Pamfleti
Komisioni i Disiplinës me “dorë të hekurt”, trajneri

Komisioni i Disiplinës me “dorë të hekurt”, trajneri i Kastriotit pezullohet me 8 ndeshje, mbyllen dy stadiume

Komisioni i Disiplinës ka shqyrtuar ngjarjet e kësaj fundjave në kategoritë e ndryshme të futbollit shqiptar, dhe këtë herë ka dalë me një numër të madh dënimesh me gjoba e pezullime. Në Superiore, janë përsëritur gjobat për Partizanin e Teutën që nuk pranojnë të vendosin logon e Abissnet Superiore në fanela, por ndërkohë ka pezullime të rënda të tjera.

Kryesori është ai i trajnerit të Kastriotit, Emiljano Çela, i cili është pezulluar me 8 ndeshje nga FSHF-ja për sjellje josportive ndaj gjyqtarit. E njëjta masë disiplinore edhe për zyrtarin e ekipit të Tiranës, Grent Halilin, për sjelljen e tij në sfidën ndaj Laçit. Për të dy është vendosur pezullimi i pjesshëm i dënimit.

Ndërkohë, në kategoritë e tjera ka një mori gjobash e pezullimesh, ndërsa bie në sy vendimi për të luajtur 4 ndeshje pa praninë e spektatorëve për skuadrën e Besës së Kavajës. Njëkohësisht, është caktuar edhe mbyllja e stadiumit të Tepelenës që nuk plotëson kushtet infrastrukturore për të pritur ndeshje në atë impiant.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

1- Zyrtari i KF Tirana, Grent Halili, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

2- FK Partizani, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

3- Zyrtari i KS Kastrioti, Emiljano Cela, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

4- KF Teuta, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

5- KF Luzi i Vogël 2008, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

6- FC Besa, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c, dhe 65/4/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

7- Zyrtari i FC Besa, Klodian Dervishi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8- Zyrtari i FC Besa, Romeo Bizhdili, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9- Zyrtari i KS Korabi, Shpend Kumbarce, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10- FK Terbuni, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

11- Lojtari i KF Teuta U-21, Anxhelo Duka, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12- Lojtari i KF Teuta U-21, Patrik Treni, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13- Lojtari i KF Partizani U-21, Ralf Cela, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

14- Lojtari i KF Partizani U-21, Anxhelo Ibrahimi, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

15- Lojtari i FK Dinamo U-21, Adelajdo Tushaj, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

16- Lojtari i KF Egnatia U-21, Iraj Skura, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

17- Lojtari i KF Sopoti, Alen Kopaci, për sjellje josportive ndaj kundershtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

18- Lojtari i KF Iliria, Keivi Limanaj, për sjellje josportive ndaj kundershtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

19- Lojtari i KF Sopoti, Xhulio Jaupaj, për sjellje josportive ndaj kundershtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

20- KF Sopoti, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

21- FK Tepelena, në bazë të nenit 64/2 të KDS, per deshtimin ne permbushjen e detyrimeveve dhe pergjegjesive, ndalohet te zhvilloje ndeshjet ne stadiumin perkates deri ne plotesimin e kriterit infrastrukturore.

22- KF Pogradeci, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

23- AF Elbasani, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

24- Lojtari i KF Butrinti, Fabio Dhrami, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

25- FK Kukesi U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë se pare U-13, kundër Flamurtari FC U-13, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

26- FK Kukesi U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë se pare U-17, kundër Flamurtari FC U-17, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

27- FK Kukesi U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë se pare U-19, kundër Flamurtari FC U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

28- FK Shenkolli U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë se pare U-19, kundër FC Besa U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

29- Akademia e Futbollit U13, për shkak të dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, sjelljes së gabuar të spektatorëve ne ndeshjen e Abissnet Superiore U13, kundër KF Teuta U13, në bazë të nenit 64/3/b dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektatore.

Sport Emiljano Çela Grent Halili Komisioni i Disiplines trajneri i Kastriotit