Perla e Uli Hoeness: Nëse Guardiola do 1 lojtar për 100 mln euro, sheiku rrit gazin! - Sport
Sport22 Mars 2019, 12:23

Perla e Uli Hoeness: Nëse Guardiola do 1 lojtar për 100 mln euro, sheiku rrit gazin!

Shkruar nga Pamfleti
Perla e Uli Hoeness: Nëse Guardiola do 1 lojtar për 100 mln euro,

President i Bayern Munich, Uli Hoeness, ka lëshuar një perlë të vërtetë në lidhje me situatën e Pep Guardiolës te Manchester City dhe merkaton. Ai me shaka ka treguar stilin e spanjollit kur do që të bindë presidentin të bëjë një goditje “big” me vlera marramendëse.

Miku im, Pep, më tregoi se çfarë ndodh, kur ai dëshiron një lojtar, që kushton 100 milionë euro. Ai mbledh disa video të këtij lojtari dhe fluturon për ta parë edhe sheiku (presidenti).

“Atje konsumohet një vakt i pasur, gjatë të cilit shihen videot dhe sheiku bën gati paratë (e nevojshme për të përfunduar nënshkrimin). Ditën tjetër sheiku rrit gazin dhe tashmë Pep i ka marrë paratë”, – tha Hoeness në një konferencë të tregjeve financiare në Mynih.

Sport