vrasjet ne shkoder

26 Prill 2019, 17:0317:03Aktualitet
Vrasjet në Shkodër, njeriu i Zotit paralajmëron kriminelët: Do t’i shpëtoni drejtësisë, por Zoti nuk e fal marrjen - Aktualitet
Aktualitet 5 Shtator 2018, 11:42

Vrasjet në Shkodër, njeriu i Zotit paralajmëron kriminelët: Do t’i shpëtoni drejtësisë, por Zoti nuk e fal marrjen

Shkruar nga Pamfleti
Vrasjet në Shkodër, njeriu i Zotit paralajmëron kriminelët:

“Sot nuk e kam një apel për qeverinë sepse ajo do të gjykohet ditën e zgjedhjeve, por e kam për ata që vrasin, marrin një jetë”

Meshtari i Shkodrës, Dom Artur Jaku, ka bërë një apel të fortë pas ngjarjeve kriminale të njëpasnjëshme që tronditën qytetin verior. Njeriu i Zotit ka dërguar një mesazh të fortë për të gjithë ata që marrin jetë njerëzore.

Duke iu drejtuar kriminelëve, Jaku është shprehr se ata mund t’i shpëtojnë policisë, mund t’i shpëtojnë drejtësisë, por nuk kanë për t’i shpëtuar një gjykimi më të madh, atij të Zotit, i cili nuk fal marrjen e një jete.

“Sot nuk e kam një apel për qeverinë sepse ajo do të gjykohet ditën e zgjedhjeve, por e kam për ata që vrasin, marrin një jetë. Mos harroni ju mund t’i shpëtoni policisë, drejtësisë, mund të jeni të lirë pas një krimi, por mos harroni se ka një Zot që nuk fal marrjen e një jete”, shprehet ai.

Në muajt e verës në Shkodër kanë ndodhur gjashtë vrasje, plagosje dhe zhdukje personash. Të gjitha këto ngjarje flasin për një përplasje mes bandave. Kjo ka bërë që prej dy ditësh forca të shumta të njësisë Speciale RENEA të rrethojnë lagjet Dobraç dhe Kiras. Mësohet se snajpera, efektivë të shumtë dhe makina të blinduara ndodhen në këto dy lagje për të bërë kontrolle pas vrasjeve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur në Shkodër. Dy ditë më parë edhe lagjja Rus në Shkodër pati kontrolle të befasishme nga FNSH-ja.

Aktualitet dom artur jaku vrasjet ne shkoder