FIFA nis procedim disiplinor për “shqiponjat” Xhaka e Shaqiri - Sport
Sport24 Qershor 2018, 00:37

FIFA nis procedim disiplinor për “shqiponjat” Xhaka e Shaqiri

Shkruar nga Pamfleti
FIFA nis procedim disiplinor për “shqiponjat” Xhaka e Shaqiri

FIFA nis procedim disiplinor për “shqiponjat” Xhaka e Shaqiri

Qëndrimet arrogante të serbëve, stuhia diplomatike dhe presioni që vjen nga disfata e kombëtares serbe përballë Zvicrës së shqiptarëve, ka bërë që federate botërore e futbollit, FIFA, të nisë procedim disiplinor ndaj dyshes së shqiponjave në Kaliningrad, Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës. “Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka nisur procedurë disiplinore kundër futbollistëve të Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri për festimet e tyre në ndeshjen Zvicër – Serbi”, thuhet në një njoftim të FIFA-s.

Masa disiplinore do të ketë edhe kundër Federatës Serbe të Futbollit për problemet me tifozë dhe vendosje të mesazheve politike dhe fyese nga ana e tifozëve serbë.  Për më tepër, një hetim fillestar ka nisur edhe kundër trajnerit serb, Mladen Krstajiq për deklaratat e dhëna pas ndeshjes. Natyrisht, FIFA nuk ka prova për të ndëshkuar Shaqirin e Xhakën dhe festimi me shqiponjë nuk është vetëm për ndeshjen me Serbinë, madje atë e bëri dhe mbrojtësi Lihtshtajner. /Pamfleti Sport

 

 

Sport