zarife hasanaj

Ushtarakja Zarife Hasanaj dje në truprojen e nderit gjatë parakalimit të delegacioneve, valëviti për herë të fundit flamu - Aktualitet
Aktualitet 6 Maj 2019, 12:58

Ushtarakja Zarife Hasanaj dje në truprojen e nderit gjatë parakalimit të delegacioneve, valëviti për herë të fundit flamu

Shkruar nga Pamfleti

Ushtarakja Zarife Hasanaj dje në truprojen e nderit gjatë parakalimit të delegacioneve, valëviti për herë të fundit flamurin shqiptar

Ditën e djeshme, ushtarët dhe drejtuesit shqiptarë ishin të gjithë bashkë në bazën Adazi të NATO-s në Letoni, me uniformat e paradës dhe me flamurin shqiptar të ekspozuar dukshëm.

Ishin vendosur në rojen e nderit, për të pritur delegacionet që do të parakalonin para tyre, për të festuar 100 vjetorin e krijimit të Ushtrisë letoneze, një ditë e shënuar. Ndoshta dje, ishte dhe takimi i fundit me ushtaraken që sot humbi jetën në bazë

Si për të bërë dhe paraqitjen e fundit publike, ushtarakja shqiptare, Zarife Hasanaj, ka qenë e përzgjedhur në “rojën e nderit”, në parakalimin e një dite më parë.

Ditën e djeshme, ushtarët dhe drejtuesit shqiptarë ishin të gjithë bashkë në bazën Adazi të NATO-s në Letoni, me uniformat e paradës dhe me flamurin shqiptar të ekspozuar dukshëm.

Ishin vendosur në rojen e nderit, për të pritur delegacionet që do të parakalonin para tyre, për të festuar 100 vjetorin e krijimit të Ushtrisë letoneze, një ditë e shënuar.

Nga faqja zyrtare e Bazës në Letoni, është pikërisht fotoja me flamurin shqiptar, një ndër kryesoret. Ushtarët shqiptarë ishin aty.

Ndoshta dje, ishte dhe takimi i fundit me ushtaraken që sot humbi jetën në bazë. Ende në faqen zyrtare të Bazës Adazi në Letoni, nuk ka një njoftim zyrtar për incidentin e rëndë të ndodhur në bazë nga shpërthimi i lëndës plasëse, nga i cili humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj dhe u plagosën edhe kolegë të saj të kontigjentit të forcave tona të armatosura atje.

Në përgjigje të shtimit të sigurisë në rajon, liderët e aleancës vendosën në samitin e Varshavës në 2016 që të rrisin prezencën militare të NATO në pjesën lindore të Aleancës. Që atëherë, katër forca multinacionale me rreth 4500 trupa janë vendosur në vendet Balltike dhe Poloni.

Kanadaja drejton grupin e fushëbetejës në Letoni, me kontributin e Shqipërisë, Italisë, Polonisë, Sllovenisë dhe Spanjës. Gjermania drejton grupin në Lituani me kontributin e Belgjikës, Luksemburgut, Hollandës dhe Norvegjisë. Britania drejton grupin në Estoni me kontributin e Francës. Shtetet e Bashkuara drejtojnë grupin e Polonisë me kontributin e Rumanisë dhe Britanisë së Madhe.

Këto forca janë defensive në linjë të plotë me angazhimet ndërkombëtare. Ata dërgojnë mesazhe të qarta për ndonjë sulm të mundshëm ndaj vendeve të Aleancës.

Të gjitha këto grupe fushëbeteje janë përgjigje e Aleancës për vendosmërinë e Rusisë për të përdorur forcën kundër fqinjëve të saj dhe bazës së ngritur afër rajonit baltik. NATO, gjithashtu, ka rritur prezencën në rajonin e Detit të Zi, e vendosur rreth brigadës multinacionale të drejtuar nga Rumania./Pamfleti


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet vdes efektivja e FA zarife hasanaj