Zhdukja e Ramës për 48 orë që futi në kaos PS-në - Editorial
Editorial30 Janar 2023, 12:58

Zhdukja e Ramës për 48 orë që futi në kaos PS-në

Shkruar nga Pamfleti
Zhdukja e Ramës për 48 orë që futi në kaos PS-në

Zhdukja e Ramës për 48 orë që futi në kaos PS-në

Edi Rama ndjeu një lëvizje të fortë tektonike brenda partisë së tij, e siç e ka bërë edhe herë tjerër vuri në provë thuajse të gjithë lidershipin socialist.

Fillimi i javës së shkuar ka qenë një periudhë më shumë se dramatike për mazhorancën, përkatësisht për kupolën e PS-së. Për mbi 48 orë, Edi Rama u zhduk nga qarkullimi pas mbledhjes së kryesisë së PS-së dhe ndërpreu çdo komunikim me ministra, kryetarë bashkish e bashkëpunëtorë.
Ishte pikërisht koha e kulmit të çështjes Charles McGonigal, kur, siç duket Edi Rama ndjeu një lëvizje të fortë tektonike brenda partisë së tij, e siç e ka bërë edhe herë tjerër vuri në provë thuajse të gjithë lidershipin socialist. U zhduk prej së hënës e deri sot. Një skenë dejavu, që kishte ndodhur në dhjetorin e vitit 2018, me protestat e studentëve.
Ku ashtu si sot ndodhi e njëjta gjë, madje në mjediset e mazhorancës u fol për panik të shtuar, ku për më shumë se tre ditë thuajse të gjithë e ndërprenë komunikimin me bablokun.
Atëherë, siç dihet, ndodhi që Rama ndërhyri fort në operacion, duke ditur revoltën e një muaj më pas zëvendësoi qeverinë duke hequr pjesën më të madhe të drejtuesve të PS-së që e kishin braktisur gjatë ditëve të vështira. Madje u tha në mjedise të Tiranës, se ai panik solli që ministrat mblodhën lekët ku i kishin e ku si kishin për të shpëtuar nga ai kaos, ku në mendjen e tyre “e mori ferra uratën”.
Një vëzhgues i hollë i zhvillimeve në mazhorancë, e ka vizatuar situatën e ndodhur javën e shkuar në PS, ku ka ndodhur thuajse e njëjta panoramë e 2018-s. Telefonat cingërinin mes njerëzve që konsiderohen si urë: “Hë ca po ndodh”? “Ça po bëhet mor burrë se na çmendën, a ka ndonjë shenjë”?
E Rama që kishte autorizuar ushtrinë e “bilbilfryrësve” në PS që të hapnin fjalën “S’dimë gjë, nuk lëviz as qimja”! E kështu u fut në panik e gjithë mazhoranca, që më pas çoi në një situatë më shumë se tallava. Ku si Taulant Balla, ashtu edhe Damian Gjiknuri, pa ju thënë askush kanë mbajtur deklarata publike në selinë e PS-së për të mbështetur kryetarin. E këtu fillon e forta, sepse në PS asnjë nuk ka të drejtë të japë një deklaratë pa leje nga lart. E realisht, nuk kaloi shumë, si Taulantin e si Damianin, i kanë telefonuar për t’i thënë: “Kush të ka autorizuar të bësh atë deklaratë. Me kë fole”. Dhe e bukura lshtë se në telefon është shfaqur një zyrtare e vogël e perandorisë së progagandës qeveritare. Kjo ka sjell një kaos edhe më të madh, por mësohet se përgjigjet kanë qenë automatike: “Ashtu na e ndjeu, na ndëshkoni!”
E këtu fjalët janë se Rama ka qeshur me lot e ka luajtur me palët, ndërsa po bën gati një ndryshim qeveritar, ku ka përhapur zëra se do të jetë “politik”. Thellë thellë, edhe Taulanti edhe Damiani, e kanë marrë diku këtë sinjal, duke shpresuar se Babloku do të heqe Belindën që është kthyer në një ‘cist’ në PS apo edhe Bled Çuçin. Burime nga mazhoranca, nga ato që nuk ndikohen nga frikërat e Damianit e Taos, thonë se Rama vërtetë ka qenë i frikësuar, e kjo frikë i vazhdon akoma. E si një njeri që nxitet nga makthi e frika, këtë pritet ta shpërthejë në një borxh të madh, edhe më të madh te arabët për të zbutur pak inatin ndaj tij. Që nuk duket se ja del, sidomos me Amerikën, e cila ja ka bërë benë. Si Sali Berishës! /Pamfleti

Editorial “Pamfleti” #Zhdukja e Ramës për 48 orë që futi në kaos PS-në Edi Rama Partia Socialiste