Aktualitet12 Maj 2018, 13:03

Tahiri, Llalla apo Xhafaj? Kush do të jetë “koka e parë e turkut” për Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti
Tahiri, Llalla apo Xhafaj? Kush do të jetë “koka e parë e

Prej 7 muajsh situata politike në Shqipëri është kthyer në një “bombë me sahat” ku të gjithë presin të plasë që të kapen “peshqit e mëdhenj”.

Pavarësisht se Shqipëria arriti të marrë rekomandimin për hapjen e negociatave me BE, ndërkombëtarët e Amerika kanë ngulmuar fort tek luftimi i korrupsionit në Shqipëri, raporton albeu.com.

Dhe prej 6-7 muajsh në media përflitet për një arrestim të mundshëm të Tahirit, Adriatik LLallës dhe së fundi ekstradimi i vëllait të Fatmir Xhafajt.

Por kush do të arrestohet? Tahiri, Llalla apo do të ekstradohet në Itali vëllai i Xhafajt?

Saimir Tahiri u akuzua 6-7 muaj më parë për korrupsion, trafik lëndësh narkotike së bashku me bandën e Habilajve.

Por arrestimi i tij nuk u lejua për shkak se ai ishte deputet dhe PS e konsideroi kërkesën e prokurorisë si sulm politik.

Pak javë më parë, Tahiri hoqi dorë nga mandati i deputetit dhe prokuroria ka deklaruar se nëse ka prova të reja do të zbatohet urdhëri i arrestit.

Adriatik Llalla, pozita e ish-kryeprokurorit u vështirësua së tepërmi pas përplasjes me Donald Lu. Pas zëvëndësimit të tij me Markun dhe dorëheqjen nga çdo pozicion, u mendua se ai do të shpëtonte.

Por jo, në prokurorinë e Krimeve të Rënda u hap dje dosja e tij dhe priten zhvillime interesante. Aktulisht Llalla gjendet në Gjermani.

Agron Xhafaj, vëllai i Fatmir Xhafajt është dënuar në Itali me 7 vite burg për trafik droge. Ai gjendet i lirë në Shqipëri ndërkohë në Itali është në kërkim. Ditën e sotme prokuroria nisi verifikimet ndaj Agron Xhafajt i cili rezulton të ketë ndryshuar dhe emrin, raporton albeu.com.

Por sa ndikohet ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nga kjo lëvizje?

Sigurisht që gjatë verifikimit do të kontrollohet dhe ministri i Brendshëm, ndërkohë rikujtojmë se opozita kërkon me ngulm shkarkimin e Xhafajt nga qeveria, shkruan Albeu.

Forum