alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

“Tajfuni” amerikan mbi pronat e pushtetarëve, BKH “troket” në Kadastër

19/10/2021, 12:44
ne Anti-Mafia, Kryesore
A A
“Tajfuni” amerikan mbi pronat e pushtetarëve, BKH “troket” në Kadastër

“Tajfuni” amerikan mbi pronat e pushtetarëve, BKH “troket” në Kadastër

Fillon nga Tirana, zbatimi i urdhërit të Presidentit të SHBA, Joe Biden, me mbikëqyrje të Ambasadores Yuri Kim/ “Tajfun” amerikan, ndaj pasurive të siguruara nga pazaret korruptive, në favor të bizneseve dhe individëve e grupeve të krimit; provat janë te pallatet e ndërtuara nga Delijorgji, Arlis, Ulaj, Sadri Abazi, Gjikuria, Dajlan Abdia e Ervin Mata të kullave në qendër të Tiranës, si dhe te “Kodra e Diellit” e Gentian Sulajt, ku banor “VIP” është kryebashkiaku Erjon Veliaj që u jep miliona Euro tendera, troje falas e leje ndërtimi

Pas hetimeve në kadastrat e Sarandës dhe Vlorës, drejtësia e re ka vendosur të futet në Kadastrën e Tiranës, me njw grup tw BKH, i cili me kërkesë të SPAK dhe prova nga raportimet e agjencive të anti-krimit, do verifikojë pasuritë e zyrtarëve të shtetit, të policisë e drejtësisë, vënë gjatë detyrave që kanë patur apo me tjetërsim pas ikjes prej tyre.


-Lexo edhe:

Para, armë, spiunazh e mashtrime: Dorjan Duçka “spiuni” nga Berati, strumbullar i aferave në 4 kontinente, ia mbath në Dubai

Hyn në fuqi Harta e re Gjyqësore, Apeli i Tiranës do të ketë 78 gjyqtarë; 32 mijë dosje në pritje

Objekt bazë i këtij hetimi, janë apartamentet, zyrat e njësitë tregtare, që zyrtarët e shtetit, i kanë marrë në pallatet dhe kullat e ndëtuara nga  trafikantët ndërtues dhe biznesmenë ndërtimi, të cilat kanë përfituar nga fonde publike, leje ndërtimi e troje shtetërore.

Do hetohen ata zyrtarë, si rasti i ish-prokurorit Besnik Muçi, i shkarkuar për shkak se nëpërmjet shfrytëzimit të detyrës, kishte krijuar lidhje e kishte marrë apartamente, te kompleksi i ndërtuar nga firma “Arlis shpk”, me pronar Armand Lilon, person me dosje penale për disa krime.

Pra, do evidentohen zyrtarë të lartë shteti, drejtësie, pushteti lokal e drejtorë qendror, që kanë patur e kanë në dorë vula fondesh publike e dosjesh penale, dhe rezultojnë me nga 3-4 apartamente, zyra shërbimi e njësi tregtare, te komplekset e pallateve “Kodra e Diellit”, “Gener 2”, “Arlis”, “Fusha”, “Gjikuria” “Usluga”, “Victoria Construction” dhe 5 kullat “Abdi” te Sahati e në qendër të Tiranës.

Pas evidentimit në Kadastër, BKH do hetojë se me çfarë burimesh apo aktesh të tjera, i kanë marrë këto pasuri shtetarët, mbasi ka indicie për dhurime e shitje të tyre me letra fiktive, nga ndërtuesit Gentian Sula, Bashkim Ulaj, Ervin Mata, Armand Lilo, Shkëlqim Fusha, Sadri Abazi, Milo Gjikuria e Dajlan Abdia; të cilët në 8 vite kanë marrë mesatarisht nga 15 milionë Euro tendera e troje publike falas dhe nga 20 leje ndërtimi në Tiranë, Durrës e bregdetin Vlorë-Sarandë.

Nuk është rastësi, që ministra, drejtorë qëndrorë tatimesh, hipoteke, doganash, energjie, si dhe kryepolicë, kryebashkiakë, gjyqtarë e prokurorë të çdo posti e niveli, kanë marrë në këto pallate e kulla, apartamente, suita, dyqane, kafene e restorante me çmime nga 2000-3000 Euro/m2.

BKH ka në dorë, raporte që tregojnë se në regjistrat e Kadastrës Tiranë, figurojnë 22 ministra e ish-ministra dhe 183 prokurorë, gjyqtarë, shefa SHISH-i, drejtorë qëndrorë hipoteke, tatimesh, dogane e kryepolicë, që kanë shtëpi dhe dyqane te 3 komplekset “Delijorgji”, kur dihet sa janë pagat e sa janë çmimet për 1/m2 objekt në atë zonë.

Procesi ka nisur me prova nga formularët e pasurive, ku zyrtarët deklarojnë se apartamentet dhe dyqanet, i kanë marrë me gjoja blerje apo dhurime; që për “koincidencë” janë te kullat e ndërtuara nga trafikantë e biznesmenë, të cilëve u kanë bërë favore penale apo ekonomike. Hetimi i filluar në Kadastrën e Tiranës, është zbatim i urdhërit të Presidentit të SHBA, Joe Biden, që po kryhet me mbikëqyrje të plotë të Ambasadores Yuri Kim; e cila ka dhënë mesazhet, se pasuritë e krimit dhe korrupsionit, do sekustrohen kudo që të jenë fshehur e nga cilido që i ka, qoftë dhe me fuqi e pushtet të lartë./Pamfleti


smile
Lajmi Tjeter
“Ballkani i kapur” le të ndjekë shembullin e Francës, t'i kërkojë Vuçiçit të dënojë krimet koloniale të Serbisë ndaj shqiparëve të Kosovës

“Ballkani i kapur” le të ndjekë shembullin e Francës, t'i kërkojë Vuçiçit të dënojë krimet koloniale të Serbisë ndaj shqiparëve të Kosovës

BE: Zgjedhjet në Kosovë vlerësohen pozitivisht, përjashtim komunat me shumicë serbe

Lajmi i Dites

Para, armë, spiunazh e mashtrime: Dorjan Duçka “spiuni” nga Berati, strumbullar i aferave në 4 kontinente, ia mbath në Dubai

01/02/2023, 9:18

Lajmet e fundit

Zhaklin e provokon për ‘tensionin’ me Tean, Luizi: Më fusni një prift të martohem me Kiarën

Zhaklin e provokon për ‘tensionin’ me Tean, Luizi: Më fusni një prift të martohem me Kiarën

01/02/2023, 9:32

Studimi i ri: Buka dhe drithërat e ambalazhuara fajtore për kancerin

01/02/2023, 9:26

Përmirësohet situata në Shkodër, vetëm 520 hektarë nën ujë; rruga e Obotit e kalueshme

01/02/2023, 9:20

Para, armë, spiunazh e mashtrime: Dorjan Duçka “spiuni” nga Berati, strumbullar i aferave në 4 kontinente, ia mbath në Dubai

01/02/2023, 9:18
Arjon Luli publikoi foto nga shtrati me Ana Lleshin, gjykata e dënon me 6 muaj burg

Arjon Luli publikoi foto nga shtrati me Ana Lleshin, gjykata e dënon me 6 muaj burg

01/02/2023, 9:03

Lideri i ri çek: Ukraina meriton t’i bashkohet NATO-s

01/02/2023, 9:03

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In