Sport25 Prill 2022, 18:15

Tajson Fjuri vari dorezat në gozhdë, në ‘pjatë’ 100 mln paund për “Mbretin” e boksit që të rikthehet në ring

Shkruar nga Pamfleti
Tajson Fjuri vari dorezat në gozhdë, në ‘pjatë’

Tajson Fjuri vari dorezat në gozhdë, në ‘pjatë’ 100 mln paund për “Mbretin” e boksit që të rikthehet në ring

Tajson Fjuri vërtetoi edhe një herë se është “mbreti” në ring, mposhti me KO Dilian Uajt përpara 94 mijë tifozëve në “Wembley” dhe menjëherë, ende pa iu tharë mirë djersa, njoftoi fansat e tij se kjo ishte ndeshja e tij e fundit në ring, duke vendosur të tërhiqej si kampion për t’iu dedikuar familjes së tij. 

Pavarësisht këtij fakti, në sport kurrë mos thuaj kurrë, për më tepër ku në “pjatë” janë shifra të frikshme. Këtë fakt, edhe pse jo me shumë qejf, e pranoi edhe gruaja e tij, Paris, e cila la të kuptohet se Fjuri mund të tundohet nga ideja për tu’ rikthyer edhe një herë në ring. 

Tajson Fjuri, pavarësisht se njoftoi largimin, nuk ka humbur asnjë ditë kohë por vijon vrapimin, dhe të ushqehet mirë duke lënë të kuptohet se dëshiron të jetë në formë. Sipas ekspertëve të boksit, Tsjson Fjuri mund të rikthehet edhe një herë në ring për një shifër rekord, 100 milion paund, një fitim i jashtëzakonshëm që pa diskutim do të tundonte edhe Tajson Fjurin.

Sport kampioni i botës në boks Tajson Fjuri