Kosova21 Dhjetor 2022, 14:02

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, të mërkurën është parë duke hyrë në zyrën e kryeministrit Albin Kurti.

Ende nuk dihet nëse ky takim është i rregullt apo ka të bëjë me tensionet e fundit në veri të Kosovës. Pamfleti ka provuar të kontaktojë me Qeverinë e Kosovës, por nga zyra e kryeministrit nuk kanë qenë të qasshëm.

Një ditë më parë, Kurti ka dhënë një intervistë për prestigjiozen britanike “The Guardian”.

Ai ka deklaruar se rrugët që të çojnë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak duhet të zhbllokohen, megjithatë ka shprehur shqetësim se mund të ndodhin incidente më të rënda – madje edhe viktima – gjatë procesit të zhbllokimit të rrugëve.

Ndërkohë, SHBA-ja ka bërë thirrje vazhdimisht për ulje të tensioneve.

Pas dorëheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës, situata në veri ka ngelur e tensionuar.

Serbët po protestojnë kundër arrestimit të një ish-polici serb të Kosovës, të dyshuar për sulmet ndaj Policisë dhe KQZ-së.

Që nga 9 dhjetori, serbët kanë vendosur barrikada në pikat kufitare Jarinje e Bërnjak.

Prishtine #Jeffrey Hovenier Albin Kurti Barrikadat në veri SHBA situata në veri

Kosova