Politike10 Gusht 2022, 13:50

"Takim vëllazëror", Rama i ekzaltuar për rregullimin e raporteve me Erdogan; dy projektet konkrete për të cilat u diskutua në Ankara

Shkruar nga Pamfleti

Foto Ilustruese

Kreu i qeverisë Edi Rama ka mundur të rregullojë më në fund raportet me Erdogan abi, pasi një periudhe të konsiderueshme ftohje mes palëve.

Kjo u vu re ditën e djeshme, ndërsa Rama iu drejtua Ankarasë me ftesë të presidentit turk, për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave të Solidaritetit Islamik, dhe më pas diskutimin e ecurisë së projekteve të bashkëpunimit Shqipëri-Turqi.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Rama shkruan se palët kanë diskutuar për dy projekte që i dedikohen sfidave më të mëdha: krizës energjetike dhe asaj të mungesës së ushqimeve bazë si pasojë e luftës në Ukrainë.

Teksa shpërndan një foto nga takimi me Erdogan, kreu i qeverisë shkruan se ishte një takim vëllazëror si gjithnjë.

“Takim si gjithnjë vëllazëror me Presidentin Erdoğan dhe projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të madhe të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë”, shkruan Rama.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Politike Erdogan Rama