Politike14 Shtator 2018, 11:30

Takime pafund për reformën, Donald Lu shkon për herë të fundit në zyrën e Bashës

Shkruar nga Pamfleti
Takime pafund për reformën, Donald Lu shkon për herë të

Ambasadori i SHBA, Donald Lu, ka shkuar paraditen e sotme në zyrën e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Donald Lu ka zhvilluar takimin e fundit me liderin demokrat, pasi diplomati amerikan do të largohet nga Shqipëria, në fund të mandatit të tij.

Megjithatë, do të mbeten në memorie kundërshtitë e forta të Bashës për Reformën në Drejtësi dhe takimet e shpeshta të Donald Lu në selinë e PD deri sa ia arriti qëllimit për të votuar unanimisht reformën para dy vitesh.

Në ditët e fundit, Donald Lu ka zhvilluar takimet e lamtumirës me krerët e shtetit shqiptar. Në vendin e tij në Tiranë pritet që të vijnë ambasadore e re Kathleen Ann Kavalec.

Politike Donald Lu Lulzim Basha takimi i fundit