Editorial26 Shtator 2022, 10:20

Takimet "armiqësore” të Yuri Kim

Shkruar nga Pamfleti
Takimet "armiqësore” të Yuri Kim

Takimet "armiqësore” të Yuri Kim

Ku qëlloi Yuri Kim me vizitën në Selinë e Partisë së Lirisë?

 Shkruan Sokol Pepushaj

Historikisht, ambsadorët amerikanë dhe pushteti, janë ndarë prishaqejf.

Kjo e keqe ka edhe të mirën brënda…

Jo veç sytë e vemëndshëm, por të edhe “përgjumurit”, sot janë për zgjidhjen biblike, vrasjen e së keqes.

“Armiku” më i madh, i bie të jetë miku më i afërt. Hajduti s’vjen nga larg, por tek një i “yti” që të njeh mirë, rri hileja. Ky “negativ” i kësaj “fotografie”, s’është yni, por i dhomave të errëta të historisë së përbotshme.  

Veset janë njerëzore, s’janë tonat. Ne kemi “dobësi” të tjera, më të “ndershme”.  Në vënd ta “vritnim” të shëmtuarën, Saliun, Ilirin, Fatosin, Edin, hajdutët, e kemi stolisë atë.  Edhe çështje besimi, që tek e fundit, po varet në varësen e vet.

Ka disa kohë që shqiptarët janë në “armiqësi” me politikën, pushtetin, kriminelët e hajdutët. Ata kanë vjedhur çdo pikë djerse, çdo cent të pasurive publike, çdo liri e të drejtë njerëzore.

Në sjelljet politike dhe ekonomike, shoqërore dhe zhvillimore, çdo miqësi është “armiqësi”, me maskë miku, e dalë boje nga koha e “balta”.

Edhe ditë-vjedhjet po ashtu.

Çdo fillim shprese ka qënë një fund, dhe çdo fund, është ribesuar si fillim. Njëlloj si ditët, vitet, elitat.

Elitat janë kapur duke vjedhur, prandaj bëjnë moral se do punonin ndryshe. Sali Berisha dhe Ilir Meta, e kthejnë mbrapsht atë “negativin” e “filmit” që kanë ruajtur nga takimet me ndërkombëtarët. Herë pas here postojnë sekuenca, ku takimet “armiqësore” i sjellin si miqësi me perëndimorët.

Ka gjithfarë mënyrash të gënjesh. 

Turmat e kanë kujtesën blitz, sidomos kur e kanë barkun bosh. Boshllëk kanë krijuar këta në gjithë resurset e këtij vendi. Mbi 10 000 shqiptarë ikin çdo muaj dhe me këtë ritëm, mund të ngelen Sali Berisha, Ilir Meta, Fatmir Mediu, Edi Rama dhe Vangjel Dule me çetat e tyre të hajdutëve, të votojnë njëri- tjetrin.

Kur s’ka oponencë, se elitat po ikin nga Shqipëria, varfanjakët, edhe pse vidhen çdo sot, shpresojnë tek çdo nesër.

Shpresat tek “armiqësitë”!

Po, turmat po luajnë lojën Bizz. Në pamundësi të vrasin shëmtirat, janë vënë në rresht dhe po luajnë. Ja futin njëri tjetri “shpullë pas veshit” dhe hë, kush qëlloi. Ai që e gjen del qëllon shokun.

Edhe ju gjejeni ku qëlloi Yuri Kim me vizitën në Selinë e Partisë së Lirisë?

I besoni Ilir Metës? Jo, ai gënjeu si përherë. Aty do rrijë në “Bizz” e do hajë shpulla të tjera deri sa të veshë rrobat vija-vija. 

Diplomacitë janë plot ekuacione. 

Sa të zgjidhen këto, le të kujtojmë se gjithë ambasadorët amerikanë, emer për emër, janë ndarë “armiqësisht” me liderët e politikës shqiptare çdo fund mandati.

Çdo hajdut e ndjen “provokimin” dhe fërkimin me realitetin.

Në nervozizëm, Ilir Meta navigon përmes vegimeve, pas asaj “Bizz” pas veshi të ambasadores Kim.

-Doktor, ç‘i thua kësaj, di gjë ç’ka kjo Kimetja, se amerikanët janë si Mortja, po t’u afruan vetë, me të keq na e kanë.

Doktori bëhet Legjendë.

-Qetësohu mik, është zëmëruar historia, ambasadorja është në “binarët” e vet. Kam një vit e gjysmë me ‘non grata’ dhe ngjitem lart. Ajo s’është Kimete, por “Rozafa” e kohëve moderne që po hakmerret. Na do të treve të murosur. Kam frikë se na tradhëton vëlla Edi.

-Doktor, Legjenda është se ndër tre vëllezër s’tradhëton veç Edi, por dy, mos po më murosni mua të parin?

E qetëson edhe njëherë mikun dhe merret me orientimin e lajmeve.

Në Itali zgjedhjet parlamentare i fitoi e djathta ekstreme dhe fenomeni mund të jetë domino; në Francë, Greqi, Shqipëri.

Putin lëshon raketa në Ukrainë dhe dasma e Shkëlzen Berishës ishte madhështore.

Sot ja ke lakmi Legjendës. Pas 2400 vjetësh në tre vëllezër s’tradhtojnë dy, por tre.

 Pasi u muros kunata e vogël, jo veç mbajti muri që ditën ndërtohej e natën rrëzohej, por mbi trupin e saj u ngrit Kalaja Rozafat, qyteti i Shkodrës dhe qytetërimi. Shkruan histori të mira nipa e mbesa, stërnipa e stërmbesa, asish që shëmbën dinasti e ngritën Kështjella Lirie.

Edhe Europa ka vuajtur të shembë murishte.

Shkërmoqja e Murit të Berlinit më 9 nëntor 1989, u bë për të lëshuar  hapësirave të Qiellit të Lirisë shpirtrat e viktimave të sistemit komunist, të murosura aty brutalisht.

E besoni që vullnetet respektohen?

Në Kalanë e Demokracisë po punohet kot. “Muri” që “ndërtohet” në prezencat publike, edhe mes Ilir Metës dhe ambasadores Yuri Kim fjala bie, për ngritjen e demokracisë, është fals, rrëzohet me një të shtyrë fëmije.

Prandaj e “parkojmë spirancën” e debatit këtu.

Që me shkërmoqjen e Murit të Berlinit, rënia e komunizmit, ka ngulë themele të dyshimta. Burokratët e Europës i shqetëson edhe votimi i popullit italian, që i ka ndërruar qeveritë më shpesh se ata shamitë e hundëve.

Edhe Ilir Meta zvarritet studiove, që ta orientojë zëmërimin e kokëpalarëve në shinat e veta, të kenë forcë të “kontribuojnë” në formatin më të çuditshëm, konflikt civil dhe Qeveri Teknke.

Ta nderojmë të vërtetën.

Meta ka mbetur. Edhe për faktin se çdo ambasador në 32 vjet është ndarë prishaqejf me pushtetin, shqiptarët e shohin shpresën aty ku është, tek takimet “armiqësore” të Yuri Kim./Pamfleti

Editorial #Takimet “armiqësore” të Yuri Kim

Editorial