Kosova30 Qershor 2022, 20:55

Takimi me eurokomisioneren në Bruksel, Sveçla: BE rikonfirmon se Kosova ka plotësuar kriteret për heqjen e vizave

Shkruar nga Pamfleti
Takimi me eurokomisioneren në Bruksel, Sveçla: BE rikonfirmon se

Takimi me eurokomisioneren në Bruksel, Sveçla: BE rikonfirmon se Kosova ka plotësuar kriteret për heqjen e vizave

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka takuar sot në Bruksel komisioneren evropiane për Punë të Brendshme, Ylva Johansson, të cilën e ka falënderuar për rikonfirmimin e Komisionit Evropian se Kosova ka plotësuar në tërësi kriteret për lëvizjen e lirë për qytetarët e saj.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Sveçla shkruan se: “Komisionerja e BE për Punë të Brendshme Johansson ka ri-konfirmuar që Komisioni qëndron prapa vlerësimit të tij dhe se puna vazhdon tutje në kuadër te procesit ekzistues deri në kompletimin e liberalizimit të vizave.”

Më tej, Sveçla thotë se ka biseduar me komisioneren Joanssonn për arritjet e Qeverisë së Kosovës, që nga takimi virtual i herës së fundit.

“Lufta ndaj krimit, korrupsionit, trafiqeve të ndryshme dhe të gjitha veprimtarive ilegale mbetet prioritet i yni andaj në këtë kuptim kam shprehur gatishmërinë tonë për bashkëpunim të ngushtë me të gjitha shtetet aleate për krijimin e stabilitetit në vendin tonë dhe më gjerë”, ka shkruar Sveçla.

Prishtine Sveçela