Politike26 Shtator 2022, 19:29

Takimi me Kim, Meta i dërgon tjetër mesazh Berishës: PL nuk është satelit i asnjë force politike

Shkruar nga Pamfleti
Takimi me Kim, Meta i dërgon tjetër mesazh Berishës: PL nuk

Ilir Meta i ka dërguar një tjetër mesazh të koduar Sali Berishës, se ai është duke tentuar të afrohet me amerikanët.

Ditën e premte, ambasadorja Yuri Kim pati një vizitë në selinë e Partisë së Lirisë dhe u takua për mbi 2 orë me Metën dhe stafin e tij. Kjo vizitë ngjalli shumë habi, duke pasur parasysh përplasjet e vazhdueshme të Metës me SHBA.

Edhe pse nuk dihet saktësisht ajo që është folur aty brenda, Meta po e shfrytëzon këtë takim për të treguar se ai ka mbështetjen e SHBA, duke rivalizuar në këtë mënyrë Berishën. Dje Meta ja bëri të qartë Berishës se ai nuk mund të zgjedhë mes tij dhe SHBA. Por sot ai i ka dërguar një mesazh të ngjashëm përmes sekretarit të partisë, Tedi Blushi.

Takimi i Metës është bërë vet publik, ishte i sinqerte rreth 2.5 ore dhe edhe meta e tha se nuk ka zgjedhje mes SHBA dhe Berishës, kjo opozitë s’ka rivalitet mes vete, e vetmja organizim është rrëzimi i Ramës. PL nuk është satelit i asnjë force politike, por ne jemi në një front me PD për rrëzimin sa më parë të Edi Ramës. Koha kur opozita flinte gjumë, tradhtonte kauza dhe interesin qytetar ka përfunduar. PL dhe PD tashmë janë bashkë në një front kundër keqqeverisjes.

Thelbi i takimit është mesazhi i domosdoshmërisë së forcimit të bashkëpunimit me SHBA dhe PL. Si SHBA dhe PL mbajnë si primare luftën kundër korrupsionit, pasi dihet që PL e para ka bërë kallëzim penal për veprimtaria e korrupsionit të inceneratorëve”, tha Blushi në “MCN”.

Politike Berisha Kim Meta