Bota12 Nëntor 2022, 09:19

Takimi me Macron, Abazoviç: Nuk ka zgjedhje mes luftës dhe paqes, Mali i Zi ecën përpara në vlerat evropiane

Shkruar nga Pamfleti
Takimi me Macron, Abazoviç: Nuk ka zgjedhje mes luftës dhe paqes,

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç me presidentin e Francës, Emmanuel Macron

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është takuar mbrëmë me presidentin francez Emmanuel Macron dhe Zonjën e Parë, Brigitte Macron, gjatë darkës gala që ata shtruan për krerët e shteteve dhe qeverive dhe krerët e organizatave ndërkombëtare në Pallatin Elysee.

“Ne ndajmë besimin se nuk ka zgjedhje midis luftës dhe paqes. Ne zgjedhim paqen. Franca dhe Mali i Zi së bashku për përparimin, vlerat evropiane dhe tranzicionin ekologjik”, shkroi Abazovic në Twitter.

Večeras sam bio gost predsjednika @EmmanuelMacron i njegove supruge u #JelisejskaPalata. Dijelimo uvjerenje da između rata i mira nema izbora. Mi biramo mir. ?? i ?? zajedno za napredak, evropske vrijednosti i ekološku tranziciju.?? pic.twitter.com/myCXwpctIA

— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) November 11, 2022

Abazoviç ishte pjesë e një paneli së bashku me kryeministrein Edi Rama dhe nënkryetari i Fondacionit Soros për një Shoqëri të Hapur, Aleksandër Soros dhe Drejtoresha e Programit të Evropës së Zgjeruar në Këshillin Evropian për Punët e Jashtme (ECFR), Marie Dimulen.

Ditën e djeshme po mbahet Forumi i Paqes në Paris i cili ka mbledhur liderë nga vende të ndryshme të botës, mes tyre dhe kryeministri Edi Rama.

Edicioni i pestë i këtij forumi dyditor është titulluar “Dalja nga kriza e shumëfishtë” dhe i kushtohet sfidave të mëdha të ditëve të sotme, duke përfshirë ndryshimet klimatike, valën e pandemisë së virusit korona, thellimin e pabarazisë dhe konfliktet gjeopolitike me pasoja globale.

Forumi i Paqes” nisi në vitin 2018 me nismën e presidentit Macron, në 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, derisa synimi tij është promovimi i multilateralizmit.

Rajoni Abazoviç Macron Mali i Zi Paris