Aktualitet 3 Shkurt 2022, 20:31

Takimi me Presidentin e UEFA-së, Rama: S’mund të ishte dot më i mirë!

Shkruar nga Pamfleti
Takimi me Presidentin e UEFA-së, Rama: S’mund të ishte dot

Takimi me Presidentin e UEFA-së, Rama: S'mund të ishte dot më i mirë!

Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar pas takimit me Presidentin e UEFA-s, Aleksandër Ceferin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se asgjë s’mund të shkonte më mirë për realizimin e një procesi të besueshëm për zgjedhjet në FHSHF.

“Takimi sot me Presidentin e UEFA-s s’mund të ishte dot më i mirë për qëllimin e përbashkët tê zhvillimit në Tiranë të finales së parë europiane në histori, si dhe të realizimit të një procesi të besueshëm për të gjitha palët e përfshira në zgjedhjet e reja të #FSHF⚽️ #FairPlay“- shkruan Rama.

Kujtojmë se, gjatë vizitës në Shqipëri, Ceferin dha mesazhin e qartë se politika nuk duhet të ndërhyjë në futboll, megjithatë zgjedhjet duhet të jenë korrekte. Për këtë arsye, sipas tij, UEFA do të sjellë përfaqësues në Tiranë për të verifikuar korrektësinë e këtij procesi.

Aktualitet Ceferin Rama zgjedhjet për kreun e FSHF