Kosova31 Janar 2023, 13:16

Takimi me zyrtarët e Kosovës për Asocacionin, Ambasadori Amerikan: Ne mbështesim zotimet për dialogun

Shkruar nga Pamfleti

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas diskutimeve në Ambasadë për çështjen e Asociacionit, ka përsëritur thirrjen që të zbatohen të gjitha marrëveshjet në kuadër të dialogut me Serbinë.

“Sot mbajtëm një diskutim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Mirënjohës për aktorët e ndryshëm të pranishëm, për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizave të tyre. Ne vazhdojmë të mbështesim zbatimin e të gjitha zotimeve të dialogut”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Today we held a listening session @USEmbPristina on the Association of Serb-majority Municipalities. Grateful to the diverse stakeholders present for sharing their views and expertise. We continue to advocate for implementation of all Dialogue commitments. pic.twitter.com/5MSwKMzE89

— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) January 31, 2023

 

Ambasada mbajti sot një takim me përfaqësues qeveritarë, liderë politikë e shoqërinë civile për Asociacionin. Diskutimi ka qenë i mbyllur për mediat dhe deri tani nuk ka ka asnjë detaj nga takimi.

Po ashtu, Fondacioni Friedrich Ebert në Prishtinë ka prezantuar një draft-statut për “Asociacionin e Komunave në të cilat komuniteti serb i Kosovës është shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP).

Ky draft-statut i propozuar nga FES-i thekson se Asociacioni do të jetë si person juridik i themeluar në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës. Theksohet se Asociacioni/Bashkësia do të ketë simbolet e veta zyrtare, duke përfshirë stemën dhe flamurin, të cilat do të dizajnohen nga Bordi i Asociacionit/Bashkësisë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Qeverisje Lokale.

Prishtine #Jeffrey Hovenier Asociacioni Kosova