Politike 4 Shtator 2022, 13:48

Takimi Meta-Berisha entuziazmon Partinë e Lirisë, Blushi: PD ka kryetar vetëm doktorin, së bashku do rrëzojmë Edi Ramën

Shkruar nga Pamfleti
Takimi Meta-Berisha entuziazmon Partinë e Lirisë, Blushi: PD ka

Takimi i pak ditëve më parë mes Ilir Metës dhe Sali Berishës duket se ka entuziazmuar së tepërmi përfaqësuesit e Partisë së Lirisë. Për ta Berisha është kryetari i vetëm i PD dhe ata do të bashkëpunojnë ngushtë me të.

Deklarata ka ardhur nga Sekretari i PL, Tedi Blushi. Ai tha nga Korça se koha kur kryeministri Edi Rama emëronte kryetarin e opozitës dhe kur ajo ishte e kapur, ka marrë fund.

Ka një Parti Demokratike dhe një Parti Demokratike që ka një kryetar, Sali Berishën. Koha e opozitës me kryetar të emëruar nga Edi Rama ka marrë fund. Koha e opozitës së kapur ka marrë fund, koha e opozitës që fle gjumë ka marrë fund. Opozita është e bashkuar, Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike me aleancën me qytetarët, me forcat e tjera politike që duan largimin e një orë e më p-arë të kësaj qeverie janë bashkë”, nënvizoi Blushi.

Në lidhje me protestën e opozitës, Blushi u shpreh se ende nuk është vendosur për një datë konkrete. Ai theksoi se shtatori nuk do jetë fillimi i vjeshtës, por nisja e pranverës për rrëzimin e qeverisë.

Politike Berisha blushi Meta