Politike 6 Tetor 2022, 12:08

Takimi në Presidencë, Alibeaj zbulon detajet çfarë bisedoi me Begajn

Shkruar nga Pamfleti
Takimi në Presidencë, Alibeaj zbulon detajet çfarë bisedoi

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj

Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas takimit me presidentin Bajram Begaj, për konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale 2023.

Nëpërmjet në postimi në Facebook, Alibeaj thotë se me Presidentin bisedoi për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale të 2023.

“Me ftesën e dërguar prej Presidencës, zhvillova një takim me Presidentin e Republikës. Në respekt të institucionit dhe Kushtetutës bisedova me të për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme lokale.

I shpreha qëndrimin tonë se data e zgjedhjeve duhet të caktohet sa më herët brenda afateve që parashikon Kushtetuta dhe ligji.

Zgjedhjet janë e drejtë themelore e shqiptarëve, mundësia që ata kanë për të ndëshkuar pushtetin me votë.

Shqiptarët duan, madje kanë kërkesë ultimative që me votë të ndëshkojnë këtë pushtet sepse kanë një llogari të hapur me këtë regjim. Ndaj është detyrim yni që ti bindemi nevojës së tyre, dhe t’ia krijojmë këtë mundësi kushtetuese shqiptarëve. Sa më shpejt!

Të rëndësishëm vlerësova gjatë takimit edhe faktin që Presidenti i Republikës të shprehet për caktimin e datës pasi të përfundojë afati i komisionit të reformës Administrative – Territoriale (data 21 tetor), në mënyrë që të mos bëhet pengesë për shqyrtimin e kësaj reforme që kërkohet nga gjithë shqiptarët.”, shkruan Alibeaj.

Politike Alibeaj Takimi në Presidencë