Bota11 Shkurt 2019, 09:12

Takimi në SHBA, Thaçi zbut tensionin: Korrigjimi i lehtë i kufirit me Serbinë, duhet të jetë i pranueshëm

Shkruar nga Pamfleti
Takimi në SHBA, Thaçi zbut tensionin: Korrigjimi i lehtë i

Takimi në SHBA, Thaçi zbut tensionin: Korrigjimi i lehtë i kufirit me Serbinë, duhet të jetë i pranueshëm

Presidenti Hashim Thaçi vazhdon të këmbëngulë në idenë e tij për korrigjim të kufirit me Serbinë, por së fundi ka zbutur diskursin, duke përmendur korrigjimin “e lehtë”. Përfaqësuesit e opozitës dhe analistët politikë thonë se kjo është lojë me fjalë e kreut të vendit, pasi që ideja është e njëjtë dhe ekziston rreziku që “Kosova me lehtësi t’i humbë dy-tri komuna në veri”, shkruan sot Gazeta “Zëri” në Kosovë.

Thaçi ka zhvilluar një bashkëbisedim në “Council on Foreign Relations” në Uashington DC, ku para një audience të specialistëve të rajonit ka folur për përpjekjet në arritjen e një marrëveshjeje të paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Njëra nga pikat do të jetë edhe demarkimi i kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë…kjo është mundësi për të korrigjuar kufirin edhe në veri të Kosovës, edhe në jug të Serbisë. Nëse një korrigjim i lehtë i kufirit është çmimi për marrëveshje përfundimtare të paqes, atëherë kjo do të duhej të ishte e pranueshme”, është shprehur ndër të tjera Thaçi.


Në këtë bashkëbisedim, presidenti Thaçi ka pranuar pyetje edhe nga audienca.

James Pardeë, diplomat amerikan dhe një nga përfaqësuesit e SHBA-së për Kosovën në vitet 1999-2001, pyeti për çështjen e korrigjimit të kufirit.

Në përgjigjen e tij, presidenti Thaçi u shpreh se një nga pikat e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për paqe në mes të Kosovës dhe Serbisë sigurisht do të jetë edhe përcaktimi i kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Një nga pikat do të jetë edhe demarkimi i kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh presidenti Thaçi dhe shtoi se “kjo është mundësi për të korrigjuar kufirin edhe në veri të Kosovës, edhe në jug të Serbisë”.

“Nëse një korrigjim i lehtë i kufirit është çmimi për marrëveshje përfundimtare të paqes, atëherë kjo do të duhet të jetë e pranueshme”, u shpreh ai.

“Por, pikat strategjike si Liqeni i Ujmanit, qyteti i tërë i Mitrovicës, Trepça, këto janë resurse të panegociueshme”, pohoi presidenti Thaçi.

Pjesëmarrësit e tjerë kanë pyetur edhe për zhvillimin ekonomik dhe reformat në Kosovë, për të cilat presidenti Thaçi theksoi se janë storie të suksesshme, por se vazhdimi i suksesshëm i tyre varet nga krijimi i stabilitetit politik.

“Prandaj na nevojitet marrëveshja e përhershme e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo do t’i hapë rrugë reformave, zhvillimit dhe transformimit pozitiv të tërë shoqërisë”, përfundoi presidenti Thaçi.

Rajoni korrigjim i lehte kufijtë taksat Thaçi